______________________________________________________________________________ Gjëra që duhet t’i dijë çdo përdorues i kompjuterit N Nuk ka lidhje a jeni veteran i përdorimit të kompjuterit apo sapo jeni futur në botën kompjuterike, sepse këto 15 fakte dhe trika esenciale janë diçka që duhet t’i dijë secili. ______________________________________________________________________________ 1. Mos klikoni dy herë mbi çdo gjë: Klikimi i dyfishtë është një proces që ju bëni për të hapur gjëra në Windows. Nuk ka të bëjë me hapjen e linkave në ueb shfletues, klikim të butonave në kuti dialogu apo me diçka tjetër. Kjo është diçka me të cilin ju nuk duhet të mësoheni ta lëshoni dorën sepse ju aksidentalisht mund të klikoni dy herë mbi diçka që më pas mund të t’iu fus juve dhe kompjuterin tuaj në telashe. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 2. Përdorni slash “/” dhe backlslash “\” në situata të duhura: Ky simbol / është një slash dhe ky tjetri \ është një backslash. Backslash zakonisht përdoret në adresa të skedarëve të Windows C:\Program FIles\filanfisteku, kurse slash përdoret për qasje në adresa të internetit. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 3. Ruani mesazhin e saktë të gabimit: Kur bllokohet kompjuteri juaj, zakonisht ai do të tentojë t’ju njoftoj se pse është bllokuar – kështu që rrjedhimisht ju do të shihni një rresht me numra dhe shkronja që ju nuk do ta kuptoni. Shkruani tërë mesazhin (apo bëni print screen nëse është e mundur) në mënyrë që më vonë të kërkoni rreth tij në Google apo të kontaktoni përkrahjen teknike dhe ta njoftoni për problemin. Nëse PC-ja juaj nuk ofron në mesazh gabimi, shkoni tek Action Center (në Control Panel) dhe shikoni nëse shfaqet gabimi në “View Archived Messages” apo “View problems to report”. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 4. Ringjallni fajllat e fshirë: Kur ju fshini një fajl nga kompjuteri juaj apo kartela juaj e memories, ju nuk po e largoni atë tërësisht nga hard disku. Ju thjeshtë në vend të kësaj po largoni indeksin e informimit që i tregon një kompjuteri se ku është fajli, moment në të ilin PC-ja juaj është i lirë të trajtojë atë pjesë të diskut tuaj që ka atë fajl si hapësirë të thatë në të cilën mund të shkruaj diçka tjetër. Nëse ju aksidentalisht keni fshirë diçka, një program si Recuva mund t’ju ndihmojë në gjetjen e këtyre fajlave sërish. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 5. Fshini (seriozisht) hard diskun tuaj para se ta largoni prej vetës: Për shkak se PC-ja juaj siç e tham më lartë nuk largon fajlat menjëherë në momentin që ju i fshini, juve nuk do t’ju mjaftojë formatizimi për të kthyer çdo gjë në zero dhe për të qenë të lirë të shkoni dhe të dërgoni kompjuterin tuaj për riciklim – sepse dikush do të jetë në gjendje të përdor një program për rikthim të fajlave dhe të shikojë të dhënat tuaja të ndjeshme. Kolegët tanë në PCWorld kanë disa këshilla mjaftë të mira sesi të fshihet tërësisht një hard disk i vjetër, por ne së bashku me ta ju sugjerojmë që të përdorni Darik’s Boot and Nuke. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 6. Para se të instaloni diçka kujdes se çfarë po vjen me të: Shumë aplikacione të dobishme sjellin gjëra të mira me vete por së bashku me to ofrojnë edhe shirita kërkues e shtojca tjera që nëse ju nguteni gjatë procesit të instalimit mund të futen dhe të shkaktojnë bezdi. Jo secila shtojcë është e keqe por shumica prej tyre janë diçka që nuk i duhen kompjuterit tuaj. Ato vijnë të bashkangjitur me një aplikacion pa pagesë sepse i sjellin të holla një zhvilluesi, jo pse janë të dobishme. Pra shikoni çfarë po instaloni!. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 7. Kujdes nga viruset në dokumente të Office Përdoruesit me përvojë të Microsoft Office mund të shfrytëzojnë një vegël të integruar të Visual Basic për aplikacione që përkrahin detyra të automatizuara komplekse me macro. Megjithatë, koduesit e dëmshëm mund të përdorin këto vegla të njëjta për të dizajnuar viruse që mund të ndërhyjnë me punën tuaj dhe të kolegëve tuaj. Zakonisht Office i fik të gjitha macrot dhe ju njofton nëse një dokument ka diçka të tillë (për të ndezur këtë veçori në Word, shkoni tek Word Options, Trust Center, Trust Center Settings, Macro Settings) dhe ju do të jeni të sigurt për punë. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 8. Keni kujdes me aplikacione që pretendojnë “pastrim”: Aplikacionet që pretendojnë se përmirësojnë performancën e kompjuterit tuaj dhe pastrojnë regjistrin e tij të ngarkuar në përgjithësi do të bëjnë më shumë dëm sesa të sjelli dobi. Për të pastruar sistemin pa ndihmën e askujt, thjeshtë shkoni tek Disk Cleanup (Start Menu, All Programs, Accessories, System Tools). Ajo ofrohet në çdo version të Windows dhe nuk do të dëmtojë PC-në tuaj. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 9. Fshini aplikacionet e vjetra: Nëse shkarkoni dhe instaloni rregullisht aplikacione të reja nga interneti, ju duhet të fitoni një shprehi që të pastroni kohë pas kohe koleksionin tuaj. Për ta bërë këtë shkoni tek Programs and Features në Control Panel, lëvizni në listë, dhe klikoni Uninstall për të larguar ato që nuk i dëshironi më. Përveç kësaj hidhjani një sy edhe follderit C:/Program Files/ për të shikuar nëse ka aplikacione shtesë të papërdorura. Ky proces liron kompjuterin tuaj dhe si rezultat mundëson që të paraqiten më pak gabime. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 10. Fikni UAC: Edhe Windows 7 e edhe Vista kanë një veçori sigurie të quajtur User Account Control (UAC) që zbeh ekranin dhe paraqet një kuti dialogu kur ju instaloni një aplikacion apo ndryshoni karakteristikat e sistemit. Megjithëse ky aranzhim mund të bëhet i dobishëm për të kapur aplikacione të dyshimta kur tentojnë të instalohen dhe të ndryshojnë gjërat pa dijeninë tuaj, kjo mund të shkaktojë edhe bezdi. Nëse përdorni Vista, merrni TewakUAC për ta bërë më pak bezdisëse fikjen e saj. Nëse përdorni Windows 7, shkoni tek User Accounts Control Panel, klikoni User Account Control Settings, dhe ndryshoni të dhënat në mënyrë që UAC t’ju paralajmërojë por të mos zbeh ekranin. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 11. Mos punoni nga llogaria e administratorit: Shumë përdorues të kompjuterit janë të mësuar që të bëjnë punën e tyre të përditshme kompjuterike duke përdorur llogarinë e administratorit ë kompjuter – në veçanti në Windows XP. Nëse bëni kështu ju i ikni bezdis për tu kyçur dhe për të pyetur administratorin nëse dëshironi të instaloni diçka apo të bëni ndryshime, por nëse veproni kështu ju jeni më të ndjeshëm ndaj viruseve dhe malware, kështu që ju rekomandojmë të krijoni një llogari tjetër dhe të mos kyçeni si administrator vetëm në rast se duhet. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 12. Shikoni në “Icon View” Control Panellin: Kategoritë në Control Panel mund të jenë të dobishme nëse jeni përdorues mesatar por mund të jenë problematike nëse kërkoni diçka më specifike, Klikoni tek Classic View në anën e majtë në Vista apo Large Icons nga menyja View në Windows 7 dhe ju do të keni qasje në të gjitha panelet kontrolluese të Windows. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 13. Pastroni System Tray: Aplikacione shpesh parkohen në system tray (shirit me ikona në anën e djathtë të ekranit tuaj) dhe qëndrojnë të hapura pa e kuptuar ju. Shfrytëzoni kohën dhe kontrollojeni këtë repart kohë pas kohe. Hapni Notification Area Icons Control Panel, dhe përzgjidhni kutinë në pjesën e poshtme që thotë Always show all icons and nottifications on the taskbar për të kuptuar sesa i ngarkuar është system tray në kompjuterin tuaj; dhe më pas klikonin me të djathtën në secilën që nuk ju duhet dhe zgjidhni Close. RAM-i juaj do t’ju falënderojë. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 14. Menaxhoni të dhënat e rrymës: Nëse përdorni një laptop, ju do të duhej të dini më shumë sesi të menaxhoni të dhënat e rrymës nëse dëshironi që të mos shpenzohet shpejtë bateria dhe ta kurseni atë kur ju duhet më së shumti apo që të mos fiket kur nuk duhet. Hapni Power Options Control Panel, dhe zgjidhni një prej opsioneve të parapërgatitura për rastet kur është apo nuk është i kyçur në rrymë – apo krijoni edhe veçoritë sipas nevojave tuaja. Për të pasur qasjen në opsionet e avancuara klikoni Change Plan Settings, Change Advanced Settings; dhe këtu do të shihni opsione të detajuara të lidhura me baterinë, Wi-Fi radio, kartelë grafike e kështu me radhë.
Mbroni dosjet Nëse përdorni Windows XP-në ose Vista-n, mund t’ju vini fjalëkalim dosjeve të ndryshme nëpërmjet Folder Guard-it (rreth 40 $ te www.folder-guard.com , ose falas versioni-provë në ZERO DVD ). Ose thjesht kompresoni përmbajtjen e dosjes në një skedar ZIP, duke përdorur WinZip-in (rreth 30 $ tewww.winzip.com , ose falas versioni- provë në ZERO DVD), dhe futini skedarit Zip një fjalëkalim. Kjo bën gjithashtu edhe kriptimin e skedarëve. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Mbroni dosjet MacKrijoni një “dosje” të mbrojtur me fjalëkalim në Mac OS, duke përdorur programin Disk Utility për të krijuar imazhin e diskut dosjes fillestare. Vendosini fjalëkalim. Skedari .DMG që përftohet ka të gjithë përmbajtjen dhe mund të rivendoset me një të klikuar. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Mbroni gjithçka me fjalëkalime Mund t’u vini fjalëkalime të gjithë skedarëve që krijohen me anë të Microsoft Office. Vendosini fjalëkalim një dokumenti Word-i dhe pastaj kriptojeni atë. Këtë mund ta bëni te tabi Security, që ndodhet tek Options. Në Word 2007 bëjini Save As, shkoni te menyja Tools dhe hapni General Options (opcione të përgjithshme). Mund t’u vini fjalëkalime edhe skedarëve PDF dhe atyre të krijuara me OpenOffice. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Shmangni kompromentimin Mos ngarkoni informacione personale në rrjetet shoqërore (social networks), duke u lënë dorë të lirë njerëzve të vjelin detajet tuaja. Mos ngarkoni fotografi kompromentuese. Gjërat që ndodhen në ueb kanë tendencën të bëhen të disponueshme përgjithmonë. Merrni në konsideratë Wayback Machine (Makinerinë e Prapakthimit) te www.archive.org . -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Fshijini gjurmët Fshijeni historinë e shfletuesit pasi keni lundruar në një kompjuter të përbashkët (shared). Te Firefox-i shkoni te Options, pastaj Privacy dhe te Private Data (të dhëna private) klikoni “Clear Now” (fshiji). Mund të zgjidhni edhe “Always clear my private data when I Close Firefox” (Fshiji gjithmonë të dhënat e mia private kur mbyll Firefox-in) për të pasur një siguri më të madhe. Nëse keni Internet Explorer 7-ën, zgjidhni Delete Browsing History (Fshi historinë e shfletimit) nga butoni Tools. Delete All fshin gjithçka që është ruajtur: historinë, biskotat, skedarët e përkohshëm dhe fjalëkalime të ruajtur. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Neglizhojeni ruajten e fjalëkalimeve Kur përdorni një kompjuter publik ose të përbashkët, mos i ruani fjalëkalimet kur ju kërkohet. Dhe më e rëndësishme akoma: Dilni (log out) nga faqet ueb në mënyrë që të mos t’ia lini në dorë dikujt tjetër postën elektronike ose skedarët që keni ngarkuar në ueb.Përhapja e shpejtë e postës elektronike të bazuar në ueb, që ofrohet falas nga Google-i, Yahoo!-ja, Microsoft-i dhe të tjerë, do të thotë se nuk ju falet nëse u jepni të tjerëve (përveç miqve) adresën tuaj kryesore të postës elektronike. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- - Spam & Spim _______________________________________________________________________________________
Mos ktheni përgjigje Kurrën e kurrës mos i ktheni përgjigje një spam-i. Edhe kur bëhet fjalë për një produkt që e dëshironi. Duke e bërë këtë, ju konfirmoni se e keni lexuar dhe adresa juaj shkon në listën e spamer-ave përgjithmonë. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bllokoni sinjalizuesit Bëni bllokimin e imazheve që shfaqen në postën tuaj elektronike nëpërmjet softuerit të saj, edhe nëse ky është i bazuar në ueb. Në këtë mënyrë parandaloni “tartabiqet e uebit” (bugs), ose sinjalizuesit, siç quhen ndryshe , të cilët mund të jenë figura me përmasat 1 me 1 piksel dhe nëse i klikoni, i tregoni spamer-it se e keni parë mesazhin e tij, duke e konfirmuar edhe njëherë adresën tuaj. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Shmangni programet-merimanga Nëse ju duhet ta shfaqni detyrimisht adresën tuaj të postës elektronike në internet, shkruani “emri et domeni pikë com”, në mënyrë që mos të zbulohet nga merimangat (program që regjistron faqe ueb për motorrët e kërkimit). Kushdo që s’e përkthen dot shënimin e mësipërm në: [email protected]. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Filtrojeni postën Përdorni postë elektronike me filtra spam-i. Thunderbird-i ka një bllokues spam-i të inkorporuar, ndërsa Outlook 2003-shi dhe 2007-a përdorin SmartScreen-in për të parë përmbajtjen e mesazheve dhe të përcaktojnë nëse një mesazh është spam. Gmail-i është thuajse i përsosur. Paketat e sigurisë zakonisht përfshijnë filtra spam-i. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Ndërlikojini gjërat Mund t’i bezdisni miqtë tuaj, por sa më e ndërlikuar të jetë adresa e postës suaj elektronike, aq më e vështirë është për spamer-at ta zbulojnë dhe ta deshifrojnë kodin tuaj. Krahasoni:[email protected]. Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë me [email protected] adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Shmangni spim-in Spam-i në mesazhet e çastit (Instant Messages) quhet spim. Shmangeni duke përdorur një emër përdoruesi të pakuptueshëm (si arb8lamce86) dhe ajo çka është më e rëndësishme: Mos e listoni nofkën tuaj në direktorinë kryesore të programit IM. (Kjo vlen edhe për Skype-n). -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Shmangni spim-in II Disa produkte e luftojnë spim-in, por vetëm për klientët e softuerit të tyre. Shërbimet IM të bazuara në ueb, si ato të Yahoo!-së dhe Gogle-it, nuk janë ende të mbrojtura. , ju vë në dispozicion një adresë që qëndron e aktivizuar për 10 minuta. adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë , ai nuk e meriton t’ju dërgojë mesazhe. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Përdorimi i kompjuterit nga fëmijët _______________________________________________________________________________________ Përforconi një zonë të caktuar Sigurohuni gjithmonë që fëmijët të përdorin një zonë të kompjuterit ku ju mund t’i kontrolloni me lehtësi. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Përdorni një kronometër Vini në zbatim rregulla kohorë për të parandaluar përdorimin e internetit gjatë kohës së lirë. Kjo ofrohet në llogaritë e përdoruesve të Vista-s (madje gjeneron edhe raporte të aktivitetit të përdoruesit) si dhe në shumicën e softuerëve me kontroll prindëror. Mund të gjeni opcione edhe në router-in e rrjetit tuaj. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Kufizojini lojërat Mos u jepni fëmijëve “çek të bardhë” për kompjuterin, por as mos i lejoni që të ngushëllohen me lojëra. Xbox 360 dhe Nintendo Wii mund të kufizojnë kohën e lojrave për fëmijët në bazë të vlerësimit ESRB për lojërat. Xbox-i vendos kufizim bazuar edhe te vlerësimi MPAA për DVD-të. PlayStation 3-shi ka nivele të tjera kufizimi. (Ndryshojeni fjalëkalimin standard 0000, përndryshe do ta ndryshojë rinia në vendin tuaj). Xbox Live ka të inkorporuar një kronometër familjar për të parandaluar të luajturit e tepërt gjatë ditës ose gjatë javës. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Kini kujdes nga softuerët e rinj Fëmijët e kuptojnë shpejt nëse kontrolli prindëror kufizohet nga një lloj i vetëm shfletuesi ose softueri dhe thjesht shkarkojnë diçka të re. Blini mjete kontrolli që funksionojnë në të gjithë sistemin. Paketa familjare e Net Nanny-t (rreth 50 $ tewww.netnanny.com, ose falas versioni-provë në ZERO DVD) është softueri më i maturuar i kontrollit prindëror që mund të gjeni. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Rrjetet shtëpiakë Ndryshoni standardin. Shumica e router-ave kanë një emër përdoruesi standard si “admin”, ndërsa fjalëkalimi mungon. Nëse s’i ndryshoni standardet, gjithkush në rrjet mund të hiqet si admin-i. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Ndaloni transmetimin Emri i rrjetit tuaj pa tel, Service Set Identifier (SSID, identifikuesi i paketës së shërbimit), transmeton në mënyrë që të lehtësojë aksesin nga ana e pajisjeve. Fikeni transmetimin. Kjo do t’i mbajë larg rrjetit tuaj fqinjët kureshtarë. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Filtroni MAC-un e madh Çdo pajisje rrjeti ka një adresë Media Access Control (MAC, kontroll i aksesit mediatik). Mund t’i thoni router-it të lejojë vetëm pajisje të cilat i përcaktoni ju. S’bëni keq ta keni këtë. ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- WPA-ja ia vlen Wi-Fi Protected Access (WPA, akses i mbrojtur Wi-Fi) është kriptimi më i mirë i mundshëm për të siguruar një lidhje Wi-Fi. Nëse keni një router dhe një pajisje që mbështet Wi-Fi Protected Setup (WPS, aktivizim i mbrojtur i Wi-Fi), që automatizon kriptimin e çelësave, aq më mirë akoma. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Tunel sigurie Produkti Hotspot Helper që ofrohet nga JiWire (rreth 25 dollarë në vit) krijon një lidhje VPN (rrjet privat virtual) nga laptop-i juaj në interneti, kur përdorni Wi-Fi publik, në mënyrë që spiunët mos të jenë në gjendje të vjedhin të dhënat tuaja nga ajri. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Siguri fizike Vini në përdorim trupin. E ardhmja e fjalëkalimeve është biometrika: gjurmët e gishtave, retinat e syve, madje edhe forma e fytyrës suaj. Skanerët për gjurmët e gishtave kanë filluar të gëlojnë duke u përfshirë në laptopë dhe minj. LemonScreen (falas tewww.keylemon.com ) i shton njohje faciale Windows XP-së. Për momentin ai vetëm sa e fik kompjuterin kur nuk ju sheh ju në kamerën e uebit. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Kyçeni laptopin Shumica e kompjuterëve portabël (notebook) janë të pajisur me Kensington Security Slot (ose K-Slot), një vrimë për të vendosur kyçin. Blini një kyç. Përdoreni. Në zyrë ose në kafene. Madje edhe në shtëpi, në rast kur keni ftuar dikë që s’e njihni mirë. Çmimi fillestar i tyre është 25 $. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Vëreni në alarm laptopin Laptop Alarm (e gjeni në ZERO DVD) është një softuer që transmeton një “britmë” nëse dikush heq spinën ose miun, ose fik kompjuterin pa leje. Madje mund të dërgojë edhe një mesazh paralajmërues në telefonin tuaj. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Gjurmojeni me LoJack Nuk vlen vetëm për makinat. Softueri i markës LoJack për Windows ose Mac, i prodhuar nga Computrace (www.lojackforlaptops.com) dërgon vërshëllima të vazhdueshme në serverët e kompanisë. Nëse denoncohet vjedhja e një kompjuteri, Computrace mund t’i tregojë policisë se ku mund ta gjejë. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Siguroni rrjetin tuaj SecureSpot prodhuar nga D-Link vendoset midis modemit kabllor dhe router-it tuaj dhe ekzekuton antivirusin nga McAfee-ja, duke mbrojtur deri edhe 4 kompjuterë të një rrjeti shtëpiak. Përshin gjithashtu edhe kontrollin prindëror. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Spiunoni me Skype Kapini hajdutët me presh në duar, duke përdorur Skype-in dhe kamerën e uebit. Aktivizoni përgjigjen automatike të telefonatave me video të kompjuterit tuaj, pastaj telefonojini nga një llogari tjetër e Skype-it. Pasi të keni fikur monitorin dhe zërin, ata s’kanë për ta kuptuar që ju po i shikoni. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Regjistroni lëvizjet Nëse nuk mund të bëni një telefonatë për të kapur hajdutët, mund t’u vijë në ndihmë softueri Yawcam. Ky është një program që ofrohet falas nga Windows-i dhe mund të zbulojë lëvizjet, të ngarkojë imazhe të fotografuara dhe t’ua dërgojë ju nëpërmjet postës elektronike. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Njihni të drejtat tuaja Askush nuk i lexon marrëveshjet për liçensat e përdoruesve (ndryshe EULA), marrëveshja ligjore që shfaqet sa herë që instaloni një program, por të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që duhet ta bëjmë. Kontrollojini me EULAlyzer-in (në ZERO DVD). Ai analizon EULA-t dhe vë në dukje probleme të mundshme. _________________________________________________________________________________________________