______________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Siguria e fjalëkalimevePengesa e vetme, ose më saktë porta e vetme që ju zotëroni për të qëndruar edhe më tutje si pronar i llogarisë suaj është Passwordi. Pra, nëse ju thyejnë passwordin e facebook-ut , të e-mailit, etj, kjo do të thotë që ju kanë hapur derën e shtëpisë, pra nuk jeni më pronarë të shtëpisë. Prandaj kushtojini rëndësi kësaj çështje, jam i sigurt që kjo çështje është shumë e neglizhuar. Dikush përdor datën e lindjes, dikush si i quajnë macen dhe të tjerë përdorin të njëjtin fjalëkalim për të gjitha llogaritë. Por të kesh një fjalëkalim të tillë është sikur të lësh derën e shtëpisë hapur! Sidomos në rastin kur përdorni të njëjtin fjalëkalim në të gjitha llogaritë tuja në Internet dhe nëse një person negativ të gjen fjalëkalimin, ai instiktivisht do ti provojë të gjitha llogaritë me atë fjalëkallim.
Lexo artikullin e plotë (Kliko)..... _______________________________________________________________________________________ Çfarë di interneti për ne?WhatTheInternetKnowsAboutYou është një faqe i cila ju zbulon një pjesë të jetës “private” tuaj në internet. Kjo faqe, e cila në bazë të cookies të ruajtura në shfletues e të kronologjisë së parjes së faqeve na tregon faqet e fundit që janë vizituar. Nëse ne nuk kemi rregulluar mirë disa opsione të shfletuesit (vetëm pak veta dinë ta bëjnë, prsh moslejimin e browserit të regjistrojë adresat, paswordet , etj) atëherë kjo faqe na nxjerr të gjitha. Pra ju nëse keni një kompjuter publik edhe aty hynë shumë persona, ju mund të shihni të gjitha faqet e vizituara nga të tjerët. Nga ana tjetër Google priret që të thithë sa më shumë informacion rreth përdoruesve të internetit, dmth të gjitha faqet që vizitohen nga ne, shkarkimet që bëjmë e me radhë regjistrohen nga motorët e kërkimit, madje këta motorë kërkimi priren që të marrin në galerinë e tyre sa më shumë informacione tonat të ndryshme.
Shko tek faqja ..... _________________________________________________________________________ Kontrolloni nëse një website (faqe) ka viruse ose spywareSa të sigurtë jeni që websitet që vizitoni vazhdimisht janë të pastër, po në rast se janë me viruse ose spyware? Fatmirësisht mund ti kontrollojmë këto të dhëna menjëherë online me një website falas, i cili është i lehtë në përdorim. Websiti quhet UrlVoid, qëllimi i këtij programi (website) është që të kërkojë për viruse dhe spyware në websitet që na interesojnë, dhe e gjithë kjo në shumë pak kohë.
Ky Website kërkon viruse duke përdorur programe të ndryshme të specializuara në këtë fushë, në këtë mënyrë jemi plotësisht të sigurtë që një website është i pastër. Kërkimi realizohet vetëm në pak sekonda dhe pasi përfundon ky proces mund te dallojmë tek Fjala Status gjendjen e websitit:
Si të dallojmë cookies, spiunë, webbags që raportojnë faqet: Shumë faqe dhe adresa në internet mbartin në dizenjon e tyre grafika, imazhe, fotografi që fusin cookies spiunë në kompjuter dhe raportojnë tek serveri i faqes, identitetin e kompjuterit, IP numrin, orën etj, duke krijuar mundësi për të dërguar më vonë reklama dhe e-maile të padëshiruar.Një program që mund ti identifikojë këto cookies spiune ose tracking cookies është Bagnozis v 1.3 nga Fondacioni i privacisë. Lexo artikullin e plotë (Kliko) ...... _________________________________________________________________________ Shpejtësia i një websiti, krahasuar me një tjetër!
Me ndihmën e një websiti mund të krahasojmë webin tonë ose një tjetër që na intereson kundrejt çfarëdo websiti të caktuar përsa i përket shpejtësisë së hapjes dhe eksplorimit të informacionit. Shko tani ..... _________________________________________________________________________ Shkurtimi i URL-ve
Për t'i bërë më të lehta dhe më komode shpërndarjet e lidhjeve në faqe të ndryshme mund të provoni Google URL Shortener. Shko tek aplikacioni ..... _________________________________________________________________________ Norton Safe Web, Antivirus për Facebook
Kontrollon lidhjet e ndryshme që gjenden në llogarinë tuaj, nëse ka lidhje të infektuara apo jo, pra nëse jeni të rrezikuar ose jo. Shko tek Norton Safe Web ...... _________________________________________________________________________ Krijojmë Favikon falas
Është një faqe e cila na e mundëson këtë gjë. Mjafton të ngarkojmë një imazh apo një logo tonën dhe websiti na gjeneron një favikon, të cilin mund ta shkarkojmë në kompjuter në formatin .ico ose mund të vendosim linkun e ikonës në websitin tonë. Shko tek aplikacioni ..... ______________________________________________________ Gjithçka rreth një websiti
http://www.allaboutsite.com/, na mundëson raporte të hollësishme dhe të dobishme për aspekte të ndryshme të faqeve web. _________________________________________________________________________ Informacione të ndryshme online, si IP, OS, etj
http://trasir.com/, Kjo është një faqe, e cila na mundëson një sasi të konsiderueshme informacioni lidhur me adresën tonë IP. _________________________________________________________________________ Kontrolli i funksionimit të URL-ve
Xenu është një program falas, i shpejtë dhe shumë efikas, i cili na mundëson të kontrollojmë se cilat lidhje funksionojnë dhe cilat nuk funksionojnë në websitin tonë. Shkarko tani programin (falas) _________________________________________________________________________ Galeri ikonash
Në këtë faqe gjendet një larmishmëri e madhe ikonash cilësore të gatshme për shkarkim dhe për ti përdorur për qëllime të ndryshme. Shko tani ..... _________________________________________________________________________ .AL .com .eu .net .cc .co .gov.AL net.AL com.AL .es .it .gr .in .info .org .bz .biz .de .us.AL .com .eu .net .cc .co .gov.AL net.AL com.AL .es
.it .gr .in .info .org .bz .biz .de .us .AL .com .eu .net .cc .co .gov.AL net.AL com.AL .es .it .gr .in .info .org .bz .biz .de .us.AL .com .eu .net .cc .co .gov.AL net.AL com.AL .es .it .gr .in .info .org .bz .biz .de .us
|
|