VIRUSI 666 (Simboli i Djallit)
|
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________
E verteta shpesh eshte me e pabesueshme se fantastikja!!! Ketu flitet per UFO-t, Alienet, Rrembimet, Shoqerite Sekrete, etj.Libri Lufta e Dulces eshte i nje natyre shume te vecante. E para nuk eshte aspak nje liber artistik dhe e dyta eshte nje raport i detajuar i hartuar nga nje person qe vetquhet Branton dhe qe flet per UFO-t, Alienet, Rrembimet, Shoqerite Sekrete, Illuminati, Bazat e Nendheshme etj. Faktet dhe analizat e bera jane shume shqetesuese dhe personat qe e konsiderojne veten me nje nivel sensibiliteti te larte do te ishte mire ta shmangin leximin e ketij libri. Kur them qe materialet e ketij libri jane te avancuara kam parasysh ate qe shume tematika trajtohen ne thelb dhe terminologjia apo emrat e perdorur nuk kane asnje shpjegim. Kjo per arsyen sepse ky liber eshte botuar fillimisht per nje audience qe eshte shume familjare me ufologjine, pra Ufologet dhe me pas u vendos te botohej per publikun e gjere.Jam shume koshient qe materialet qe do hasni ne kete liber do jene jo vetem shume te pabesueshme per ju por edhe shume larg imagjinates suaj te deritanishme. E verteta shpesh eshte me e pabesueshme se fantastikja Nese kjo qe lexoni nuk ngjall aspak interesin tuaj dhe nuk ndryshon mendimin apo mosbesimin tuaj per kete fenomen, atehere ju keshilloj ta lexoni thjesht si nje histori te kendeshme dhe thjesht sa per informacion. Ju uroj lexim te kendshem.
Shkarkojeni këtu këtë tekst ______________________________________________________________________ 10 konspiracionet më të mëdha në botë, këto që do lexoni janë thjesht të jashtëzakonshme
Revista amerikane “Wired” publikon një listë me enigmat e pazgjidhura që mundojnë prej kohësh mendjet e njerëzve.
Paralelisht me versionet zyrtare që publikohen nga mediat dhe autoritetet lidhur me ngjarje të rëndësishme në historinë botërore, zhvillohen edhe hamendësime nga më të çuditshmet e më me fantazi. Janë të shumtë ata autorë e studiues të bindur që njeriu nuk ka vënë këmbë në Hënë, por që të gjitha imazhet e astronautëve e të kapsulës që u ul në satelit, janë regjistruar në një zonë të shkretë, të ngjashme me atë të hënës, por në tokë. Të tjerë, si në librin e famshëm “Kodi i Da Vinçit” mendojnë se njerëzimi komandohet nga sekte të fshehta, të cilat kanë në dorë fatet e ekonomisë dhe politikës botërore dhe se këtë e bëjnë duke mbajtur nën kontroll shtetet, krerët e të cilëve bëjnë pjesë në shoqëri sekrete e të gjithëpushtetshme. Të tjerë shtyhen edhe më tej me bindjen se bota është nën kontrollin e plotë të qenieve jashtëtokësore. Teoria se hebrenjtë, përmes kontrollit të botës financiare dhe mediatike, kanë në duart e tyre fatet e njerëzimit, nuk i përket vetëm epokës hitleriane, përkundrazi lulëzon edhe sot e kësaj dite, po aq sa teoria që Ledi Diana u vra nga agjentët britanikë për shkak të fëmijës së paligjshëm që do të nxirrte në dritë pas pak muajsh. Revista amerikane “Wired”, bibla e të pasionuarve të teknologjisë, u ka kërkuar lexuesve të votojnë se cila prej teorive të komploteve është për ta më e besueshme, dhe duke u bazuar te votat ka krijuar një listë me dhjetë teoritë më të mëdha të komploteve në botë. Lexo më shumë ..... ______________________________________________________________________ Fenomene misterioze
0 Përbindëshi i Loch Ness (liqenit Ness) , Trekëndëeshi i Bermudës ose më shumë Kafka e kristaltë Mayane: Të shumta janë misteret që ushqejnë imagjinatën e njerëzimit për shkak se këto mistere kurrë nuk janë zgjidhur. Shumë shpjegime racionale kanë përparuar por asnjë nuk është provuar tërësisht bindëse, duke lënë pa përgjigje, në një pikëpyetje zonat e errëta të këtyre fenomeneve misterioze. Lexo më shumë ...... ______________________________________________________________________ Fenomene të mistershme paranormale
0 Shkenca ka fuqinë të shfrytëzojë energjinë, t’i lejojë njerëzit të fluturojnë, të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve dhe të shpjegojë shumë rreth botës. Shkenca ka fuqinë të shfrytëzojë energjinë, t’i lejojë njerëzit të fluturojnë, të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve dhe të shpjegojë shumë rreth botës. Edhe pse mund të shpjegojë shumë fenomene të çuditshme, disa mistere mbeten për t’u zgjidhur - shpeshherë sepse nuk ka informacion të mjaftueshëm për të arritur në një vendim përfundimtar. Megjithatë për epokën tonë ato mbeten ende mistere dhe askush deri më sot nuk ka arritur t’i shpjegojë, të paktën në mënyrë të kënaqshme. Lexo më shumë ..... ______________________________________________________________________ Zhdukjet misterioze
0 Njerëzit zhduken për arsye të ndryshme. Disa arratisen, disa humbasin në aksidente, disa rrëmbehen dhe vriten, por pjesa më e madhe janë gjetur. Kjo nuk ka ndodhur me zhdukjet vërtet të mistershme. Që nga ekuipazhi i Marie Celeste te Jimmy Hoffa, Amelia Earhart, dhe Natalee Holloway, disa njerëz janë zhdukur pa lënë gjurmë.Kur personat e humbur janë gjetur, ka ndodhur gjithmonë përmes punës kërkimore të policisë, dëshmive ose aksidenteve, kurrë prej detektivëve psikikë. Por kur provat mungojnë dhe udhëheqësit kanë humbur, as policia dhe as shkenca tradicionale nuk mund të zgjidhin krimin. Lexo më shumë ..... ______________________________________________________________________ Krijesat e çuditshme dhe Fenomenet paranormale të kohëve moderne
0 Nga njerëzit e vegjël, njeriu me kokë qeni e deri tek njerëzit hije Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormale, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë. Qenie të tilla si fantazmat, kafshët misterioze gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive. Ndër çuditë më të mëdha që mund të ekzistojnë mes nesh, ka disa prej ngjarjeve që edhe pse s’mund të konsiderohen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen. Qëkur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik. Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut. Lexo më shumë ...... |
|