IMPULSI MISTERIOZ 0 Një impuls i quajtur SHGB02+14A ka udhëtuar nëpër frekuencën 1420 MhZ. Është kjo gjëja më e rëndësishme që është zbuluar nga radioteleskopi i Arecibos në Porto Riko kur në shkurt të vitit 2003 nisi projekti SETI (Search for Extra Terrestrial Intelligence - një organizatë shkencore private), apo më saktë, një program shkencor që e ndan hemisferën qiellore në 200 pjesë, i pikas, i studion, i analizon. Sinjali vjen nga 1000 vite dritë larg Tokës dhe fuqia e tij e lëshimit rezulton e qëndrueshme ndryshe nga të tjerë që, deri tani, janë humbur nëpër zhurmat e fundit të universit. Sipas disa shkencëtarëve, nuk bëhet fjalë për fenomene natyrorë, por për dikë që nga qielli përpiqet të vendosë një kontakt me ne. Debati mbetet i hapur, ndërkohë që bota shkencore është e ndarë ndërmjet filoalienëve dhe skeptikëve. Vala e radios vjen nga një pjesë e qiellit ku nuk duket të ketë galaksi. Frekuenca e lëshimit përkon me një prej notave parësore me të cilat hidrogjeni thith dhe lëshon energji. Sipas studimeve të parë, sinjali nuk duket se vjen nga burime natyrorë por duket se është i ndërtuar artificialisht. Diomethënë: I ndërtuar nga një inteligjencë aliene, e cila është në gjendje të përgatisë një urë transmetimi drejt pafundësisë në pritje që dikush nga ana tjetër e qiellit ta kapë sinjalin dhe të përgjigjet. Tani pritet momenti kur ai të rishfaqet dhe atëherë e gjithë kjo do të bëhet vërtetë interesante. Ndërkohë, mbeten të gjithë pikëpyetjet mbi këtë çështje. 0 ART DHE UFO Nëse diçka reale ka ndodhur vërtetë, atëherë duhet të ekzistojnë patjetër gjurmët në kujtesën kolektive të njerëzimit. Vetëm kështu do të shpjegoheshin misteret që përmbahen në artin e çdo epoke dhe çdo vendi. Në ikonografinë klasike gjenden figura të ndryshme në brendësi të veprave të krijuara e me autorë të ndryshëm, që riprodhojnë objekte të çuditshëm të ngjashëm me UFO-t. Ndër veprat që kanë më shumë lidhje me këtë argument mund të përmenden "Tebaida" e Paolo Uçelos, e pranishme në Galerinë e Akademisë së Firences. Piktura përmban skena të ndryshme të jetës në një manastir: poshtë në të majtë, Virgjëresha shfaqet në San Bernardo; sipër, një grup murgjish fshikullohen pranë një Kryqi; në qendër, në një shpellë të madhe është paraqitur Shën Zheromi teksa lutet përpara një tjetër kryqi me Krishtin të kryqëzuar, ndërkohë që lart, Shën Francesku, i gjunjëzuar pret stigmatat. Në zonën e poshtme dhe djathtas është paraqitur ndoshta predikimi i Shën Romualdos. Po çfarë është ai objekti i kuq në shpellë, në qendër, në të djathtë të kryqit? Një tjetër vepër është "Lajmërimi" i Karlo Krivelit, e pranishëm në Londër, në Galerinë Kombëtare. Këtu paraqitet një rreze që zbret nga qielli dhe që mbërrin tek Madona. Ajo rreze niset pikërisht nga një objekt fluturues i paidentifikuar, me formë disku që gjendet mes reve. Rrezja që godet Madonën (dhe që nga ana e saj dëgjon fjalët e Engjëllit) shfaqet në shumë vepra të tjera të artit mesjetar dhe të rilindjes, por mbi të gjitha në Lajmërimet e shumtë të Pagëzuarve të Krishtit.Më tej, "Lindja e Krishtit", e Bernardino di Betos, i quajtur Pinturikio. "Po të ngresh sytë në qiellin e zymtë, pak më sipër relieveve shkëmborë në horizont... Konturet dhe ngjyra e bërthamës përshkruajnë një sferë jo tamam të rregullt, me ngjyrë gri të hapur dhe në dukje metalike, e cila lëshon një sasi drite, duke e bërë të rrethohet nga një aureolë ngjyrë të verdhë në portokiall". Dhe duhet të përmendim edhe Madonën me Fëmijën e Shën Xhovanit, e pranishme në Firence. Vepër e Sebastiano Mainardit ose Jakobo de Selaios, kjo pikturë paraqet një personazh që, me njërën dorë në ballë sheh drejt një objekti në qiell. Me të është edhe një qen, i cili edhe ai sheh drejt një objekti të çuditshëm. Në Ungjillin sipas Lukës: "Në atë zonë kishte disa barinj që natën rrinin zgjuar për të ruajtur bagëtinë e tyre. Një engjëll i Zotit u shfaq para tyre dhe lavdia e Perëndisë i mbushi me dritë. Ata i mbërtheu paniku, por engjëlli u tha: "Mos u trembni, kam për t'ju dhënë një lajmërim të gëzueshëm, për të gjithë: sot ka lindur në qytetin e Davidit një shpëtimtar, që është Krishti..."Sigurisht, nuk mund të flitet për prova, por vetëm për dyshime, tregues apo interpretime që u përkasin fesë, shërbimeve të fshehtë apo dëshmive personale. Por asnjë element të së vërtetës. Atëherë, si mund të interpretohen këto legjenda që qarkullojnë prej dhjetëra vitesh dhe që në veprat e çdo epoke gjejnë gjurmë evidente të shfaqjes së jashtëtokësorëve? Duket sikur njeriu dëshiron që me çdo kusht të zbulojë ekzistencën e një qenieje aliene. 0 TEORITË Në vitin 1961, Akademia Kombëtare e Shkencave në SHBA organizoi një kongres për të diskutuar orientimin në studimet hapësinore. Ishte hera e parë që komuniteti shkencor përballej seriozisht me problemin e kërkimeve të sinjaleve të qytetërimeve jashtëtokësorë. Në atë rast, astronomi Frank Drake paraqiti një ekuacion, i cili ishte i destinuar të shndërrohej në bazën e çdo lloj studimi të ekzistencës së alienëve.N = R fp ne fl fi fc L Ky ekuacion ishte një tentativë për të vlerësuar shkencërisht numrin e qytetërimeve jashtëtokësorë të pranishëm në galaksinë tonë dhe në gjendje të vendosin një kontakt me tokën.N përfaqëson numrin e këtyre qytetërimeve, numër që korrespondon me produktin e fijeve të gërmave që ndodhen prapa një sinjali.R është përqindja e formacioneve yjorë në Rrugën e Qumështit.fp është fraksioni i yjeve që kanë planetë; "ne" është numri i planetëve për sistem diellor që janë në gjendje të kenë forma jete; "fl" është ajo pjesë e planetëve që praktikisht ka zhvilluar forma jete; "fc" është pjesa e qenieve inteligjente që janë në gjendje të komunikojnë; fm është pjesa e qenieve inteligjente që janë në gjendje të arrijnë dhe kolonizojnë më shumë planete; L është vlerësimi i kohëzgjatjes së këtyre qytetërimeve të zhvilluar.Rëndësia e ekuacionit të Drake qëndron në faktin që i ka dhënë dinjitet shkencor një pikëpyetjeje të madhe që përndryshe do të kish mbetur objekt ekskluziv kultesh, legjendash metropoiltane dhe mitizimesh. Vëmendja që gëzoi ekuacioni Drake në komunitetin shkencor lejoi nisjen e SETI-t. Ky projekt kërkimesh bazohet në idenë që qytetërimet alienë teknologjikisht të përparuar mund të zbulohen duke interceptuar sinjalet e tyre në valë radioje. Deri tani, asnjë nga eksperimentet e shumë të SETI nuk ka zbuluar diçka që të mund të konsiderohet si një sinjal komunikimi ndëryjor. Frank Drake ka thënë se në galaksinë tonë janë të paktën 10 332 qytetërime që janë në gjendje të vendosin një kontakt me ne, një numër që natyrisht e ka përllogaritur falë ekuacionit të tij. Duke iu referuar deri në një farë mase ekuacionit të Drake, matematicieni i famshëm Aczel (autor i librave të ndryshëm shkencorë) ka konkluduar mes të tjerash se, cilido të jetë numri, probabiliteti i ekzistencës së alienëve është baraz me njëqind përqind.Në epokat përpara kësaj tonës është debatuar mundësia e ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe janë marrë në konsideratë të gjithë problemet që buronin prej kësaj. Historiani Majkëll Krou ka përllogaritur se që nga kohërat e grekëve të lashtë e deri në vitin 1917, janë shkruar afro 170 vëllime mbi këtë argument. Dhe pas vitit 1917, numërimi i vëllimeve të shkruar jo vetëm nuk është bërë, por do të ishte e pamundur. Sipas shkencëtarëve, jeta rregullohet sipas tre parimeve: ai i uniformitetit të natyrës, i kompletimit dhe parimi kopernikas, ose mediokriciteti. 1. Ligjet e natyrës janë të njëjtë në të gjithë universin. Si pasojë, proceset fizikë që kanë prodhuar jetën mbi tokë mund të verifikohen edhe diku tjetër. 2. Në natyrë, gjithçka që është e mundur ka prirjen të realizohet. Me fjalë të tjera: nëse asgjë nuk e pengon lindjen e jetës, jeta do të lindë. 3. Planeti tokë nuk zë një pozicion të veçantë dhe as nuk ka një status të veçantë në Univers. Eshtë një planet tipik që rrotullohet përreth një ylli tipik në një galaksi tipike. Koperniku ka përfunduar se Toka dhe njerëzimi nuk janë në qendër të Universit. Aplikuar ky në çështjen e jetës në botë të tjera, parimi të bën të mendosh që nëse toka nuk është e veçantë nga pikëpamja astornomike, gjeologjike, fizike dhe kimike, atëherë nuk duhet të jetë e veçantë as nga pikëpamja biologjike. Pastaj, a mund të jemi kaq arrogantë sa të mendojmë se jemi i vetmi përjashtim në pafundësinë e universit? Nëse merret e mirëqenë hipoteza që nuk ekziston asnjë Krijues me një tru të denjë për këtë emër dhe që universi ka lindur pak rastësisht dhe pak në vijim të një shpërthimi të madh, Big Bang-ut siç e e quajnë fizikantët, nuk do të ishte e çuditshme që aksidenti i quajtur jetë po verifikohet vetëm një herë?Nga cilido këndvështrim t'i qasesh këtij problemi, konkluzioni duket të jetë përherë i njëjtë: ndoshta vetëm për një faktor thjesht statistikor, nuk mund të jemi të vetëm në univers.Çfarë impakti do të kishte mbi mënyrën si e mendojmë vetveten dhe pozicionin tonë në kozmos zbulimi i ekzistencës së formave të jetës në planetë të tjerë? Nuk ka asjnë dyshim, që qoftë edhe zbulimi i një mikrobi jashtëtokësor që mund të demonstrojë se ka evoluar i pavarur nga format e jetës mbi tokë, do të ndikonte në mënyrë domethënëse mbi vizionin që ne kemi mbi botën dhe do të sillte në shoqërinë tonë ndryshime të thellë po aq të rëndësishëm sa ata të revolucioneve të Kopernikut dhe të Darvinit: mund të quhej përfundimisht zbulimi më i madh shkencor i të gjithë kohërave. Dhe në rastin më ekstrem, nëse do të arrinim të interceptonim një mesazh të alienëve, ka shumë mundësi që ai të kishte një efekt shkatërrimtar mbi njerëzimin. 0 Një mesazh i MUNDSHËM... Çfarë do të ndodhte nëse do të interceptonim një sinjal apo një mesazh me origjinë aliene? Çfarë do të thoshte saktësisht për njeriun zbulimi se nuk jemi të vetmet qenie inteligjente në univers? Shkencëtarët e Projektit Kolombi (në kuadër të programit të bashkëpunimit shkencor e teknologjik mes qeverisë italiane dhe asaj argjentinase) kanë ngritur një komision për të vendosur se si do të duhej të jepej lajmërimi në rast se do të interceptohej një sinjal alien dhe çfarë do të duhej bërë për të dhënë një përgjigje. Janë hipotizuar forma të ndryshme sinjalesh alienë. Rasti më elementar do të ishte ai i një lloj fari. Do të bëhej fjalë thjesht për një akt komunikimi të ekzistencës së qytetërimti të tyre, për këdo që eksploron hapësirën. Një rast më interesant do të ishte ai në të cilin fari do të transmetonte informacione mbi qytetërimin e tyre e ndoshta një ftesë opër t'u vënë në kontakt. Duke qenë se është e mundur të përfshish një sasi të madh informacioni në një sinjal radio apo lazer të shkurtër, mund të zbulojmë shumë gjëra vetëm duke analizuar sinjalin e shkurtër fillestar. Eshtë e mendueshme që alienët të kenë zbuluar ekzistencën tonë në Tokë dhe që janë vënë në punë për të na kontaktuar. Mund të jenë vënë në dijeni mbi ne në mënyra të ndryshme. Sinjalet e radios që shkojnë nga një qoshe e tokës në tjetrën, është e mundur që të përhapen edhe në hapësirë me shpejtësinë e dritës. Një antenë me ndjeshmërinë e duhur mund të ketë përcjellë sinjalet tona radiofonike dhe televizive që tani duhet të kenë udhëtuar me dhjetëra vite dritë. Një impiant edhe më i ndjeshëm mund të përcjellë rrezet gama të prodhuar nga eksperimentet bërthamorë të kryer në atmosferën tonë. Prania jonë mund të deduktohet edhe duke u bazuar në faktin që toka është një Planet në të cilin ishte e mundur të zhvillohej nëj formë inteligjente jete. Eshtë e mundur edhe që alienët të kenë vizituar herë pas here tokën, duke ditur që shpejt kjo formë jete inteligjente do të zhvillohej. Mund të kenë lënë apo dërguar shumë kohë më parë një sondë me qëllimin që t'i lajmëronte për zhvillimin e një shoqërie teknologjike. Një sondë e tillë mund të jetë në orbitë në sistemin diellor. Por ekziston edhe një tjetër mundësi: ajo e zbulimit të një mesazhi alien mbi tokë, apo pranë saj. Cilat do të ishin pasojat e mundshme të interceptimit të një mesazhi alien mbi tre hipotezat alternative që lidhen me origjinën e jetës? Nëse zbulojmë ekzistencën e qenieve jashtëtokësore, a do të ishte e mundur të vazhdonim të këmbëngulnim në tezën e mrekullisë së origjinës së jetës. Natyrisht, nga pikëpamja logjike, nuk është e pamundur që jeta ka lindur mrekullisht dhe është përhapur në univers. Megjithatë, kjo hipotezë do të hidhte dyshime mbi teorinë e origjinës hyjnore të inteligjencës dhe vetëdijes. Një sinjal alien do të na detyronte të arrinim në konkluzionin që inteligjenca është e zhvilluar në mënyrë të pavarur nga ne në pjesë të tjera të universit dhe se homo sapiens-i nuk zë një vend të veçantë në rendin e gjërave. 0 Kodi i padëshifrueshëm 'Le chiffre indéchiffrable' Pas zbërthimit të formës së thjeshtë të kodit të zëvendësimit, të gjithë u vunë në kërkim për një sistem të ri enkriptimi, një sistem i cili do të rikthente komunikimin e sigurtë. Në mesin e shekullit XIX, atëherë kur po zhvillohej telegrafi, enkriptimi i sigurtë po bëhej një domosdoshmëri. Në fund të fundit, telegrafi ishte ekuivalenti viktorian i internetit. Sistemi që mund të garantonte privacinë ishte kodi Vigenere, i cili kishmarrë emrin e njërit prej shpikësve të tij, kriptografi i shekullit XVII, Blaise de Vigenere. Shumë shpejt, ky kod u bë i njohur si 'le chiffre indéchiffrable' apo 'kodi i padeshifrueshëm'. Ai u përdor nga qeveri, diplomatë, gjeneralë dhe biznesmenë. Të gjithë besonin se ishte i pacënueshëm, përveç një njeriu, dijetarit viktorian Charles Babbage. Ai besonte se kodi kishte të meta dhe iu vu punës për të gjetur ato. Për më shumë se një shekull, historia e betejës së Babbage kundër kodit Vigenere mbeti sekret, por një studiues danez, Ole Franksen, ka sjellë tashmë në dritë këtë episod të historisë së kriptografisë. Përse kërkimi i Babbage u mbajt i fshehur për shumë vite? Thyerja e kodeve, në natyrën e vet është një veprimtari e fshehtë, kështu që ndoshta nuk përbën habi fakti që puna e deshifruesve të kodeve mbahet sekret prej atyre që janë në pushtet. Figura më intriguese në kriptanalizën e shekullit XIX është Charles Babbage, jeniu ekscentrik britanik i njohur më së shumti për zhvillimin e projektit të kompjuterëve modernë. Babbage, i lindur në 1791, ishte një shkencëtar me interesa të shumtë, i cili ia dedikonte mendjen e tij çdo lloj problemi që i ngacmonte imagjinatën. Shpikjet e tij variojnë që nga shpejtësimatësi deri tek "kapësi i lopëve" - një pajisje që mund fiksohej tek lokomotivat me avull për të larguar bagëtitë nga shinat e hekurudhave. Babbage ishte gjithashtu i pari që kuptoi se gjerësia e një unaze peme varej nga moti në vitin korrespondues, duke deduktuar në këtë mënyrë se ishte e mundur të përcaktoje klimën në të kaluarën duke studiuar pemët e lashta.Veç kësaj, Babbage u përpoq të merret me probleme që shkonin përtej fushës së shkencës dhe inxhinierisë. Kostoja e dërgimit të një letre brenda Britanisë dikur lidhej me distancën që letra duhej të përshkonte, por Babbage arriti në përfundimin se puna që kërkohej për të përllogaritur çmimin e çdo letre kushtonte më shumë se sa postimi. Në vend të kësaj, ai propozoi një çmim të vetëm për të gjithë letrat. 0 Motorrët Momenti i kthesës në karrierën shkencore të Babbage ndodhi në 1821, kur ai dhe astronomi John Herschel po ekzaminonin një seri tabelash matematike, që përdoreshin si bazë për përllogaritjet astronomike, inxhinierike dhe ato për lundrim. Të dy shkencëtarët qenë të indinjuar nga numri i gabimeve në tabela, që do të shkaktonte të meta të mëdha në kalkulime të rëndësishëm. Një set tabelash, për gjetjen e gjerësisë dhe gajtësisë gjeografike në det, përmbante 1000 gabime. Në të vërtetë, shumë mbytje anijesh dhe fatkeqësi inxhinierike kishin ardhur për shkak të tabelave defektoze.Këto tabela matematikore ishin përllogaritur me dorë dhe gabimet qenë rezultat i gabimeve njerëzorë. Një gjë e tillë, e shtyu Babbage të bërtasë: "Lus shumë Zotin që këto përllogaritje të ishin bërë me avull!" Një gjë e tillë shënoi fillimin e një përpjekjeje të jashtëzakonshme për të ndërtar një makinë, që të ishte në gjendje të bënte llogari të tabelave pa gabime. Babbage projektoi Motorrët e Diferencës Nr. 1 dhe Nr. 2, makina të mrekullueshme llogaritjesh me mijëra pjesë precizioni. Ai shkoi më tej duke ndërtuar Motorrin Analitik, i cili ishte i programueshëm dhe si rrjedhim një pararendës i kompjuterit modern. Fatkeqësisht, për shkak të mungesës së financimeve, Babbage nuk përfundoi asnjë prej makinave të tij. 0 Arti i deshifrimit Më pak i njohur është interesi i Babbage në kodet, që nisi kur ishte ende shumë i ri. Më vonë, ai kujtonte se si talenti e fuste herë pas here në telashe: "Djemtë më të mëdhenj bënin kode, por nëse shtija në duar disa fjalë, zakonisht arrija t’i zbërtheja. Pasojat e kësaj gjenie qenë herë pas here të dhimbshme: pronarët e kodeve të zbërthyer ndonjëherë më rrihnin, ndonëse fajin e kish idiotësia e tyre". Ai nuk u dekurajua. "në mendimin tim, deshifrimi është një prej arteve më të mrekullueshëm", ka shkruajtur në autobiografinë e tij. Ndonëse njihej kryesisht si shpikës, Babbage fitoi reputacion të madh edhe si një kriptanalist, në gjendje të zbërthente çdo lloj kodi dhe të njerëz të shumtë vinin tek ai për gjithfarësoj problemesh. Për shembull, ai ndihmoi një biograf që ishte në hall dhe që po përpiqej të deshifronte shënimet me stenografi të John Flamsteed, i pari Astronom Mbretëror i kombit. Ai i erdhi gjithashtu në ndihmë një historiani, duke i deshifruar një kod të Henrietta Maria, mbretëreshë e Karlit I dhe më pas, në vitin 1854, ai bashkëpunoi me një avokat për të siguruar prova të rëndësishme në një çështje ligjore.Por arritja më e madhe kriptografike e Babbage ishte deshifrimi i kodit Vigenere, një arritje që nuk e bëri kurrë publike dhe që kaloi pa u mësuar deri kur një historian i shkencës analizoi shënimet e Babbage në vitet 1970. ZbërthimiKodi Vigenere është i bazuar në një versio të shumëfishuar të kodit të Çezarit. Kodi i Çezarit kodon një mesazh duke zhvendosur çdo gërmë për një numër të caktuar vendesh. Për shembull, çdo gërmë mund të zhvendoset një herë, kështu që a-ja kriptohet si b, b-ja si c, e kështu me radhë. Duke qenë se alfabeti anglez ka 26 gërma, mund të zgjedhësh një zhvendosje gërmash deri në 25 vende. (Një zhvendosje me 26, çon secilën gërmë në pozicionin origjinal, duke e lënë mesazhin të pakoduar).Të gjithë zhvendosjet e mundshme përfaqësohen nga një prej reshtave me numra në një tabelë kodi. Për të koduar një mesazh duke zbatuar zhvendosjen me një gërmë sipas kodit të Çezarit, për shembull, do të duhet të shohësh çdo gërmë në reshtin më të lartë dhe ta zëvendësojmë me gërmën korresponduese në reshtin 1. Kështu mesazhi "mbro anën lindore", shndërrohet në "NCRRP BNJDNJ LLJNJEPRRE". Kodi i Çezarit është i lehtë të zbërthehet, duke analizuar shpeshtësinë me të cilën gërmat shfaqen në kod dhe duke krahasuar rezultatin me shpeshtësinë mesatare për gërmat në alfabet. Për shembull, gërma "e" është përgjithësisht gërma më e përdorur në anglisht, kështu që cilado gërmë ta zëvendësojë do të jetë gërma më e përdorur në tekstin e koduar. Por, kodi Vigenere nuk mund të zbërthehet me anë të analizimit të shpeshtësisë.Kjo ndodh sepse kodi Vigenere përfshin jo një, por disa zhvendoje të Çezarit. Për shembull, mesazhi kodohet duke përdorur gërma të ndryshme nga reshtat 1 dhe 2. Kështu, një gërmë shndërrohet në dy gërma të tjera. Një gjë e tillë e dëmton aftësinë e analizës së shpeshtësisë si një teknikë deshifrimi. Më keq akoma, një gërmë në tekstin e koduar përfaqëson dy gërma në mesazhin origjinal.Tabela e deshifrimit njihet zakonisht si kuadrati Vigenere. Një mesazh mund të kodohet duke përdorur çdo numër reshtash në çdo lloj rendi. Rendi i reshtave mund të përcaktohet nga një fjalë kyçe: fjala "JOHN" do të nënkuptonte ciklimin në për reshta J, O, H, N, J, O, H, N (domethënë reshtat 9, 14, 7, 13, 9, 14, 7, 13) e kështu me radhë. Ashtu si me të gjithë kodet, personi që merr mesazhin duhet të njohë mënyrën e kodimit, gjë që gjithashtu përcaktohet nga fjala kyç.Kodi i Çezarit njihet si kod zëvendësimi monoalfabetik, për arsye se secila gërmë në mesazh kodohet në vetëm një mënyrë. Kodi Vineger njihet si një kod polialfabetik deshifrimi, për arsye se secila gërmë në mesazh mund të kodohet në mënyra të ndryshme, në varësi të kodit Vinegere që është përdorur. ë c~ uS+R e mundur në atë kohë që të martoheshe me kunatin tënd. Pengesë lehtësisht e xhirueshme për një grua me pushtet të tillë, për më tepër nënë e një Pape. Në fakt, nga njëra anë Ugo gënjeu nën betim duke pohuar se Guido nuk ishte vëllai për babë i tij, ndërsa nga ana tjetër Marocia verboi vëllain e tretë të tyre, Lamberton, Dukë të Toskanës, i cili kishte akuzuar Ugon për tradhti, ndërsa i paarmatosuri Gjoni i XI-të nga ana e tij, bekoi martesën midis së ëmës dhe babait të ri të tij në dhomat e Kastel Sant'Anxhelos.Marocia dukej e papërmbajtshme, çdo projekt i saj, çdo dëshirë e saj, çdo plan i saj, boll që ta mendonte dhe menjëherë ai konkretizohej. Nuk e dinte se pak kohë më pas do të ishte pikërisht gjaku i gjakut të saj ai që do ta ndalonte. Ishte pikërisht Alberiku i II-të "ai bir që nuk e kishte dashur kurrë ishte pjesa e errët, i pakapshëm në vetvete që herët a vonë, siç e kishte ditur gjithmonë, do ta mundte". (Laura Toskano "Jeta e jashtëzakonshme dhe e ndyrë e Marocias që deshi të bënte Perandoren"). Sapo kishte mbushur të 23-at, ai ishte portreti i nënës së vet. "Shumë i hijshëm dhe i fuqishëm si person", siç do të shkruhej shekuj më pas, "nga Marocia kishte marrë bukurinë, mendjen e lartë dhe ambicien; nga i ati kurajën, guximin dhe nxehtësinë".Gjithçka ndodhi papritmas prej një fataliteti gjatë ceremonisë martesore. Arroganti Ugo i Provansës në fakt pretendoi që t'i njiheshin nderimet mbretërore që i takonin dhe të ishte jo një pap i çfarëdoshëm, por Alberiku i II-të personalisht ai që t'i servirte verën, në shenjë nënshtrimi dhe respekti. Djaloshi, krenar, refuzoi dhe madje derdhi nga njerku gotën e verës që kishte në dorë, duke marrë si përgjigje një shpullë. Në këtë pikë "edhe muzikantët u ndalën. Marocia e ngurosur priste reagimet e të birit. Ai e shikoi dhe buzëqeshi. Atëhere ajo kuptoi se momenti i frikshëm dhe i pritur qysh nga lindja e tij kishte ardhur". Alberiku i II-të shtathedhur dhe krenar doli nga salla, "i ndjekur menjëherë nga të rinjtë Franxhipane, Kapicuki, Kreshenci e Pierleoni. E gjithë fisnikëria romane ishte rreshtuar".Në një çast krijoi një revoltë midis atyre, të lodhur nga stërfuqia e Marocias, donin të hakmerreshin. Menjëherë kështjella u sulmua nga çdo anë "patkonjtë e kuajve kumbonin me zhurmë në sallat e mëdha, në korridoret e gjerë, përgjatë rampës helikoidale. Tërbimi i atij sulmi të papritur nuk u ndal përpara asgjëje". Ugo tentoi arratisjen duke zbritur me një litar, por u kap dhe masakrua me të gjithë ndjekësit e tij. Edhe Papa Gjoni i XI-të u tërhoq mënjanë dhe u izolua. Aty për aty, në konfuzionin e krijuar "askush nuk e vrau mendjen për Marocian që edhe njëherë akoma u braktis. Por kësaj radhe as ajo nuk tentoi të shpëtonte, siç do të kishte bërë sigurisht nëqoftëse armiku do të kishte qenë i ndryshëm". Kur gjithçka mbaroi dhe njerëzit e Alberikut të IItë u rikthyen në dhomën ku kishte qenë banketi, atë e gjetën aty, "të vetme, duke ndenjur me krenari, e gatshme që të ndiqte fatin e saj". Fillimisht u mbyll në një kuvend, u vra brutalisht pak më vonë nga disa doras të dërguar nga i biri. 0 <= Kthehu