Gjeni Driverat e PC
Gjetja e drajverave të kompjuterit nuk është aq e thjeshtë sa mendohet. Madje ka raste që duhen harxhuar orë të tëra duke kërkuar në Google për të gjetur ato të duhurit. Duhet të dish çfarë Motherboardi ke edhe të dhënat e sistemit, modelin e saktë të kompjuterit, ose laptopit. Me pak fjalë është një punë që për një fillestar është jashtazakonisht e vështirë. Në këtë pikë na duhet diçka ose një program që të skanoj automatikisht kompjuterin tonë edhe të shohi nëse driverat janë në versionin e fundit apo nëse mungon ndonjë nga ato. Ka disa programe që e bëjnë këtë gjë por që duhet të paguajmë për ti përdorur. Programi quhet DeviceDoctor, është falas, dhe i disponueshëm për sisteme operative Windows XP, Vista dhe 7, instalohet dhe përdoret thjeshtë. Shkarko programin këtu Për gjetjen e driverave që i mungojnë kompjuterittuaj, i shkëlqyer është edhe RadarSync, Shkarkoje tani. Gjithashtu me ndihmën e këtij programi mund të gjeni emrin, versionin dhe llojet e driverave që i duhen kompjuterit tuaj, më pas është tepër e lehtë ti gjesh në google dhe ti shkarkoni. Double Driver është një software i windows për backup të drivers. Mjafton të bësh një scanim të sistemit dhe do të dalë një listë me të gjitha drivers që gjenden në të. Shkarko këtu Double Driver. I ngjashëm është edhe DriverMax , madje është shumë opsional, ka shumë opsione të dobishme. Shkarko këtu DriverMax. |
____________________________________________________
Këshilla të ndryshme në lidhje me përdorimin e kompjuterit dhe internetit. Dituri dhe trika nga më të ndryshmet, të dala nga studimet dhe eksperienca.Po ju paraqesim këtu kleçkat nga më të thjeshtat, deri tek ato më ekstremet, të cilat do t’ju mbrojnë ju, kompjuterin dhe familjen tuaj. _____________________________________
Me siguri që keni menduar nëse është e mundur ta përdorni të sigurtë kompjuterin pa qenë e nevojshme të shkëpusni lidhjen me internetin dhe pa i bërë bllokadë instalimit të çdo lloj softueri. Sigurisht që kjo është e mundur, por ju nga ana juaj duhet të merrni përsipër disa detyra. Së pari, duhet të instaloni mjete për t’u vetëmbrojtur, të krijoni një praktikë të mirë pune dhe, çka është më e rëndësishmja, të përdorni ca parandjenjën. Ja se ç’duhet të bëni, nga fillimi në fund: --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Instaloni antivirusin Përditësojeni rregullisht, bëni skanime të vazhdueshme dhe lejojeni antivirusin të kontrollojë mesazhet që vijnë. Nëse nuk e bëni këtë, është e sigurt që kompjuteri juaj do të infektohet. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Përditësoni programin antispiun Masën për përditësim mund ta paketoni së bashku me ato të antivirusit. Përditësojeni rregullisht dhe bëni skanime të vazhdueshme. Ju këshillojmë të instaloni disa programe antispiun, si Windows Defender-i (i përfshirë në Vista) dhe Spy Sweeper-i (në ZERO DVD). --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Përdorni muret mbrojtës dydrejtimësh Mos përdorni mure mbrojtës ose antivirusë të shumëfishtë Mund t’ju duket sikur do të keni mbrojtje të dyfishtë duke instaluar dy mure mbrojtëse, por ka shumë mundësi të keni dyfishuar dhembjen e kokës. E njëjta gjë vlen edhe për antiviruset e dyfishta. (Programet antispiun janë tjetër muhabet). --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Lejoni përditësimet automatike Lejoni Windows-in dhe Mac OS-n të bëjnë përditësime kurdo që dëshirojnë, sepse Microsoft-i dhe Apple-i i mbyllin vazhdimisht vrimat që gjejnë në sistemin e sigurisë. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Mos i pranoni EXE-t Shkarkimi i skedarëve të ekzekutueshëm (që përfundojnë me .exe, .com, .bat dhe .scr) vështirë të shmanget, por hapni sytë për ato që ju dërgojnë nëpërmjet postës elektronike. Kjo vlen edhe për skedarët .doc dhe .xls, që mund të përmbajnë makroviruse. ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Drejtoni trafikun Nëse jeni të lidhur me internetin dhe nuk keni një router (drejtues), atëherë blijeni. Nuk janë të shtrenjtë, qofshin me apo pa tel (wireless). --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Aktivizoni murin mbrojtës të harduerit Router-i juaj duhet të përballojë Network Address Translation (NAT, përkthim i adresave të rrjetit), prandaj përdoruesit e internetit që skanojnë rrjetin në kërkim të portave të hapura për t’i shfrytëzuar, s’mund t’i shohin kompjuterët tuaj. Ai duhet të përballojë gjithashtu Stateful Packet Inspection (SPI, inspektim i plotë i paketave) për të bërë dallimin midis trafikut të rregullt të rrjetit dhe atij që s’është i tillë. Mos i çaktivizoni këto opcione. Program keqbërës/Antivirus --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Skanoni skedarë të veçantë Keni ndonjë skedar që mendoni se është i infektuar? Këtë mund t’jua thotë virustotal.com . Ngarkojeni skedarin në këtë adresë dhe dërgojeni si bashkëngjitje (attachement) te [email protected] adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë , duke shkruar te shiriti i subjetit (subject) “SCAN”. Skedari do të kontrollohet nga 32 prodhues antivirusësh të cilët do t’ju japin një raport. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Çrrënjosini rootkit-et (program keqbërës që merr kontrollin e të gjithë sistemit) Sistemi juaj mund të jetë i pastër, por hidhini një sy herë pas here rootkit-eve të rinj. Këta janë ndër programet keqbërës më të vështirë për t’u eleminuar. Nëse jeni infektuar, provoni njëherë RootkitRevealer-in të Sisteminternals-it, të cilin e gjeni në ZERO DVD-në e këtij numri. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Çaktivizoni AutoPlay-n (leximin automatik) Mos e ngatërroni Autorun-in me AutoPlay-in. Kjo e fundit është dritarja që ju pyet se ç’duhet të bëjë me skedarët mediatikë të CD-së dhe të kujtesave të lëvizshme. Te XP-ja çaktivizojeni duke përdorur Tweak UI-n te www.microsoft.com/windowsxp . Te Vista përdorni panelin e kontrollit të AutoPlay-it.Jini në dijeni të programeve në ekzekutim Windows-i ekzekuton në sfond shumë programe që janë të padukshme për ju. Task Manager-i (menaxheri i detyrave; shtypni Ctrl-Alt-Delete për ta parë) mund t’jua shfaqë ato, por mund të mësoni më shumë duke përdorur Process Explorer-in (falas te www.microsoft.com/technet/sysinternals ). Ai jua shpjegon proceset e XP-së dhe Vista-s në një anglishte të qartë. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Kontrolloni ndezjen (start-up) Përcaktoni renditjen dhe prioritetin e gjithçkaje që ngarkohet gjatë procesit të butimit (boot up) duke përdorur WinPatrol Plus-in (kushton 30 $ tek www.winpatrol.com , ose instaloni versionin-provë nga ZERO DVD). Fjalëkalime të pakalueshëm --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Përdorni fjalë të "forta" Një fjalë "e fortë" përzien numrat dhe shkronjat jo në radhë alfabetike, apo në reshtim numerik (abcd1234 nuk është "e fortë"). Përziejini ato dhe përdorni edhe shenja pikësimi. Përdorni një shprehje të plotë nëse keni hapësirë të mjaftueshme. Sa më e gjatë të jetë ajo, aq më mirë është. Adresawww.passpub.com ofron fjalëkalime të fortë, të cilët mund t’i përdorni. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Mos përdorni fjalë të lehta Mos përdorni kurrë një fjalë që mund të gjendet në fjalor apo një emër të mirëfilltë. Kafshët shtëpiake, fëmijët dhe emrat e bashkëshortëve janë fjalëkalime të këqinj. Mos përdoni datën e ndryshimit të fjalëkalimit (23jan). Dhe për hir të gjithë botës dixhitale, mos përdorni si fjalëkalim fjalën “password”. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Ndryshojini fjalëkalimet Ndryshojini rregullisht fjalëkalimet tuaja në mënyrë që të jeni një hap përpara atyre që duan t’i përdorin ato. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Ndryshimi është e vetmja e pandryshueshme Mos e përdorni të njëjtin fjalëkalim në çdo kompjuter dhe në çdo adresë uebi që lundroni. Sikur vetëm njëra prej tyre të komprometohej, atëherë dikush do të kishte akses te të gjitha llogaritë tuaja. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Krijoni një fjalëkalim kryesor Lehtësoni kujtësën tuaj duke krijuar vetëm një fjalëkalim të fortë, të cilin mund ta mbani mend dhe pastaj rregullojeni bazuar në emrin e faqes ueb ose shërbimit. Për MySpace-in, për shembull, “Blg225” bëhet “MyspBlg1225”. Ose lërjani në dorë teknologjisë: Disa opcione të Firefox-it kombinojnë fjalëkalimin tuaj kryesor me emrin e faqes ueb, për të krijuar një fjalëkalim të ri për çdo faqe. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Mbrojeni Firefox-in Shfletuesi Firefox ofron opcionin e fjalëkalimit kryesor, që duhet ta fusni përpara se të vizitoni një faqe ueb me fjalëkalim të ruajtur. Çdo herë do t’u duhet të fusni dy fjalëkalime. Mac OS-ja ofron një opcion të quajtur Keychain (zinxhiri i çelësave), që ruan fjalëkalime për faqe ueb, programe etj. Gjendet në dosjen Utilities. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Mos i shkruani automatikisht fjalëkalimet Shfletuesit jo vetëm që ruajnë fjalëkalimet, por edhe i shkruajnë ato në vendin tuaj. Kjo s’është ide e mirë për një kompjuter me disa përdorues apo për një kompjuter zyre. Nëse keni Firefox-in, përdorni fjalëkalmin kryesor në vend të opcionit të mësipërm. Nëse keni Internet Explorer-in, shkoni te Internet Options, klikoni mbi tabin Content (përmbajtje) dhe shkoni te AutoComplete për ta çaktivizuar. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Përdorni RoboForm-in I nderuari RoboForm (kushton rreth 30 $ te www.roboform.com , ose e gjeni ne ZERO DVD versionin-provë) përdoret në Windows për të plotësuar formularë në ueb, si dhe forcon më tej fjalëkalimet, duke i ruajtur ato në mënyrë të sigurt, që të mos jeni të detyruar të mbani mend asgjë. RoboForm2Go (rreth 20 $, ose në ZERO DVD versioni-provë) ekzekutohet nga një pajisje USB, duke jua mbajtur shpatullat të ngrohta në çdo kompjuter. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Vjedhja e informacionit Mos klikoni nëse nuk jeni 100% të sigurt, mos klikoni linke në postën tuaj elektronike. Megjithëse mund të duket sikur mesazhi është dërguar nga banka juaj, PayPal-i, apo qoftë edhe nga një mik, nëse keni dyshime ndiqni instiktin tuaj. Adresa që shfaqet mund të duket kështu: www.paypal.com , por linku që qëndron pas saj mund t’ju çojë në një tjetër faqe ueb. Fusni adresën e bankës suaj, të PayPal-it, ose cilëndo adresë, drejt e në shfletuesin e uebit, nëse ju duket si mesazh standart. Institucionet e vërteta financiare nuk ju kërkojnë (ose të paktën s’duhet ta bëjnë) që t’i verifikoni llogaritë tuaja nëpërmjet postës elektronike. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Kini kujdes nga mashtruesit e kartolinave Kartolinat elektronike të festave janë një rast i mirë për hajdutët e fjalëkalimeve. Faqe ueb famëkeqe mund të mbledhin informacion si nga njerëzit që dërgojnë kartolina, ashtu edhe nga ata që klikojnë për t’i parë ato. Përdorni vetëm dyqanin të famshëm e të mëdhenj elektronik, siç është Hallmark, ose thjesht dërgoni para të thata. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Kini kujdes nga dritaret e rreme të sigurisë Ju ka rastisur ndonjëherë që ndërsa lundronit në internet, t’ju shfaqet një dritare që ju thotë se duhet të skanoni, ose të disinfektoni kompjuterin tuaj, duke ju ofruar edhe një produkt praktik për ta bërë këtë? Kjo sepse ky produkt është adware-i i saj (softuer që pasi instalohet në kompjuter, shkarkon automatikisht reklama). --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Përdoreni Firefox-in si mburojë Si Firefox-i edhe Internet Explorer-i janë të pajisur me filtra shtesë që kontrollojnë faqet ueb që përpiqen të vjedhin informacionin tuaj. Nëse përdorni Firefox-in, shkoni te Options, zgjidhni tabin Security dhe klikoni te kutia ngjitur me “Tell me if the site I’m visiting is a suspected forgery” (Lajmëromë në rast se faqja ueb që po vizitoj është e dyshuar për falsifikim). Mund të shkoni edhe më tej, duke klikuar te butoni i dytë “Check by asking Google” (Kontrollo duke pyetur Google-in), në mënyrë që të merrni një listë të përditësuar të hajdutëve të informacionit. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Përdorni Internet Explorer-in si mburojë Internet Explorer-i ka të inkorporuar një filtër antivjedhje, të cilin duhet ta aktivizoni nëpërmjet menysë Tools (Vegla), ku mund të listoni edhe faqe ueb të dyshuara për vjedhje informacioni. Përdoruesit e IE6 mund të instalojnë menynë Windows Live Toolbar dhe shtojcën (add-in) Windows Live OneCare Advisor për të luftuar vjedhësit e informacionit. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Mbroni Skype-in Vjedhja e informacionit nuk kufizohet vetëm në ueb dhe në postën elektronike. Mund të ndodhë edhe te programet e tjerë që ofrojnë shërbimin Voice over IP (VoIP, komunikim zanor nëpërmjet internetit), si për shembull Skype-i. Në fakt, një kalë trojan mund të hiqet si Skype-i për të vjedhur emrat dhe fjalëkalimet e përdoruesve. Zgjidhja: Përditësoni antivirusin tuaj! --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Kontrolloni softuerët mashtrues Edhe softueri që keni instaluar mund të vjedhë informacionin tuaj, sidomos ata softuerë që pretendojnë t’ju ndihmojnë të zbuloni programet spiunë. Nëse keni dyshim te ndonjë program, ballafaqojeni emrin e tij me listën e programeve kriminelë më të famshëm te www.spywarewarrior.com . --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Pajisuni me filtra shtesë McAfee-ja dhe Trend Micro ofrojnë filtra antivjedhje (përkatësisht SiteAdvisor-in dhe TrendProtect-in) për të rritur efikasitetin e asaj që kapin shfletuesit. Edhe shërbimi OpenDNS ju siguron mbrojtje antivjedhje shtesë. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Lundrim i sigurt Provoni Firefox-in ose Opera-n Internet Explorer-i mbetet ende shfletuesi më i përdorur i uebit dhe si pasojë, mbetet edhe shënjestra e shumicës së hakerave “kriminelëve”. Përdorni Firefox-in ose Opera-n. Nuk është se janë të paprekshëm, por nuk janë aq popullorë në komunitetin e hakerave, pasi kanë një numër më të vogël përdoruesish. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Çaktivizoni ActiveX-in Nëse për çfarëdo arsye ju ka ngecur në dorë Internet Explorer-i, eleminoni shumë rreziqe duke çaktivizuar ActiveX-in, teknologjia që i lejon shfletuesit të ekzekutojë automatikisht përbërës të softuerit. Shkoni te Internent Options, tek tabi Security klikoni ikonën me globin e internetit dhe pastaj Custom Level (Personalizo Nivelin). Kalojini shumicën e cilësive të ActiveX-it në “Prompt” (pyet) ose “Disable” (çaktivizo). Nëse më vonë nuk punon ndonjë gjë që doni, kthehuni sërish dhe ndryshojeni. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Kërkoni kyçin Nëse ju duhet të dërgoni informacion personal nëpërmjet një faqeje ueb, sigurohuni që ai e kripton trafikun e të dhënave. Kërkoni https-të (vini re “s”-në) tek adresa dhe një ikonë kyçi në shiritin e adresave ose në shiritin e statusit. Mos dërgoni informacione si për shembull numrin e kartës së kreditit, në rast se faqja ueb nuk është e kriptuar. Megjithëkëto, edhe “të ligjtë” mund të kenë faqe ueb të kriptuara. Fakti që është e kriptuar, nuk do të thotë se mund t’i zësh detyrimisht besë. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Aktivizoni ForceField-in ZoneAlarm ForceField-i i ri, prodhuar nga CheckPoint-i, është projektuar ekskluzivisht për një lundrim të sigurt. Ai vendos një shtresë virtuale midis shfletuesit dhe çdo ndryshimi që bën në kompjuterin tuaj. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Hajini biskotat (cookies) Në të shkuarën biskotat shkaktonin një shqetësim të madh. Sidoqoftë, sot ato janë thuajse të padëmshme. Nëse s’do të ishin fare, do t’ju duhej të shkruanit shumë më tepër fjalëkalime në faqet ueb që vizitoni shpesh. Megjithatë, kontrollet e rregullta nga programi juaj antispiun i fshijnë ato që mund të shfrytëzoheshin për gjurmimin e lundrimit tuaj. --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Lexo më shumë ..... |
.AL .com .eu .net .cc .co .gov.AL net.AL com.AL .es .it .gr .in .info .org .bz .biz .de .us.AL .com .eu .net .cc .co .gov.AL net.AL com.AL .es
.it .gr .in .info .org .bz .biz .de .us .AL .com .eu .net .cc .co .gov.AL net.AL com.AL .es .it .gr .in .info .org .bz .biz .de .us.AL .com .eu .net .cc .co .gov.AL net.AL com.AL .es .it .gr .in .info .org .bz .biz .de .us