________________________________________
Puna ... Puësimi ... Vendi i punës ... Si t'ia bëjmë? Ilustrimi i realitetitEpoka e nje pensionisti të dikurshëm, epoka kur ai filloi punë dhe doli në pension në një dhe në të vetmen ndërmarrje (Fabrikë) ka perënduar me kohë. Në dokumentat për pensionin e tij figuronte: në 42 vite pune, vetëm një Fabrik, vetëm një adresë.
Allah allah... Ja çfarë më thotë dikush njëherë (unë) në më pak se 15 vite pune ka ndërruar 2 shtete, 3 qytete dhe gati 7 punëdhënës. Kam akoma edhe 30 vite të tjera pune deri sa të më vijë koha e pensionit. Hajde gjeje tani edhe sa herë do të më duhet të ndërroj vend pune. Edhe sa herë do më duhet të shkruaj:“Kërkesë pune” ose si thonë "CV" (Curriculum Vitae) http://careerplanning.about.com/od/resume writing/g/def_vitae.htm, prandaj thashë ti hyj kësaj meseleje e të shkruaj disa gjëra për veten time (si kujtesë), por edhe për shqipfolësit e tjerë që janë nën tension, për të gjetur “peshkuar” vendin e tyre të punës. Lexues i dashur!!! Në këtë shoqërinë tonë globale të konsumit, që the ti, apo të tjerët: Puna që ëndërron (helbetë, jo doganier, jo tatues) është bërë malli më i vështirë për tu gjetur. Kjo është kështu dhe s´e luan topi që nga Tirana, Prishtina, Shkupi e deri në Nagasaki. Në këtë drejtim nuk ka për të ndërruar gjësendi, ngelet të ndërrojmë ne (taktikën). Nëse je dakord deri këtu thuaj PO! dhe vazhdo më tutje: Taktika dhe mënyra se si mundesh ta gjesh dhe ta fitosh vendin e punës, ka! edhe ka shumë bile, bota ka shkruar volume sa këtu deri në Tel Aviv për gjëra të tilla, (lum ata që dinë të lexojnë e kuptojnë edhe në gjuhë të tjera).Po përqëndrohem shkurt në disa gjëra të vogla, ama me efekt të madh. Si në çdo gjë në fillim ishte fjala pastaj, pastaj zoti bëri veprat…. le të fillojmë me fjalën dhe mendimin (pa romantizëm, pa emocione) për të “kapur” punën: Nga e para Kërkimi (grumbullimi i informacioneve dhe ofertave) Gjetja e njoftimit/ofertave Reagimi (përshtatja e CV-së tuaj, ofertës konkrete dhe dërgimi) Përgjigjia negative ose asnjë përgjigje (heshtje varri) Prapë nga e para ........ dhjetëra herë, ndoshta disa herë në ditë, mos u dëshpëro (jeta qënka gjimnastikë!). një ditë prej ditësh përgjigjja pozitive – intervista dhe do zoti, shansi, apo fati lidhja e kontratës, çlirimi – qerasje për shoqërinë i/e pakënaqur ose prapë pa punë? Prapë nga e para.... e me radhë deri në pension [kuptohet n.q.se nuk ke fëmij, se po pate, Prapë nga e para (për fëmijët) Dhe jeta vazhdon!? ............... |
|
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________