Gjithçka ndodhii ne Francë kur një operator u gjet i vdekur përpara ekranit te komjuterit të tij personal nga një hemoragji e pa zakonte në tru.Në fillim gjithçka u mendua si një mbingarkesë, ose një mbi lodhje e mundshme mendore, por ekspertiza mjekoligjore vërtetoi të kundërtën, i riu ishte në kushte optimale fizike dhe nuk kishte asnjë patologji të mundshme kardiovaskulare, nuk gjetën as shenja helmimi apo goditjesh me mjete të forta, ata aritën në përfundimin "Hemoragjia ka një shkak të jashtëm". Ekspertë nga i gjithë vendi erdhën për të egzaminuar vendin e krimit dhe arritën në përfundimin se shkaktar për vdekjen e të riut 22 vjeçar ishte një virus informatik, me emrin apokaliptik "666". Gjithçka u izolua dhe çështja i kaloi në dorë agjentëve të sigurimit kombëtar. U thirën ekspertët meë të mëdhenj të fushave informatike, elektrike, inxhenieri elektronike dhe specialistë të teknologjive të avancuara. Ekspertët këtë rast e shpjeguan në këtë mënyrë: Në ekranin kompjuterik njësoj si në ekranin e kinemasë apo atë televiziv, kuadrot ndryshojnë me frekuencë fikse 24 Herc (24 kuadro për sekondë). Sipas specialistëve 666-ta jep në ekran 25 Herc, domethënë një kuadër më shumë nëpërmjet të cilit përfitohet një kombinim i veçantë ngjyrash. Kombinimi i ngjyrave ndryshon treguesit kryesorë të veprimtarisë jetësore të njeriut. Perceptimi i pavetedijshëm i pamjeve të ndryshueshme shkakton çrregullim të punës së zemrës dhe tensioni arterial i gjakut brenda një segmenti të vogël kohe herë rritet dhe herë ulet ndjeshëm. Ngarkesa mbi enët e gjakut ndryshon vazhdimisht e cila çon dhe në një çrregullim hormonal deri në atë pikë sa krijohet një rezonancë hemostatike midis enëve dhe presionit të gjakut e cila brenda pak minutash shkakton plasjen e enëve të gjakut në tru duke shkaktuar një hemoragji endokraniale vdekjeprurëse. Virusi 666 u vlerësua nga ekspertët si virusi më i arritur deri më sot. Askush nuk e di se si arrihet ky kombinim djallëzor ngjurash, mendohet që 666-ta të jetë trashëguar që nga kohët e lashta pasi përveç kombinimit te frekuencës së ngjyrave janë gjetur dhe simbole antike të cilat sipas studjuesve bëjnë pjesë në disa rite antike të hipnozës, gjë e cila nuk dihet nga asnjë nga Hackerat e sotëm. Por ajo që shqetësonte më shumë ekspertët ishte që 666 përdorte sistemin Binar (2 shifror) të sotëm të rrjetit informatik por kombinimet i bënte në një gjuhë ende të panjohur Hekza (10 shifror). Virusi nuk u arit te izolohej pasi ai arrinte të ndryshonte formë duke u shumuar sipas një rregulli të caktuar dhe sa herë që izolohej në një harduer pa dalje ai vetshkatërrohej. Masa e vetme që u mor kundër tij qe marrëveshja midis sigurimit ndërkombëtar dhe kompanive më të mëdhaja të ndërtimit të harduerve për të shmangur ndryshimin e frekuences në monitorët LCD dhe PLAZMA e cila do të sigurojë mosshfaqjen e 666-tës në masen 25%. Askush nuk e di se ku ndollet 666-ta dhe se kur do të dalë përsëri në skenë, por mendohet se ai vepron ende dhe merr pjesë në një sërë vrasjesh të cilat sigurimi informativ i mban tepër sekret, ose është thjeshtë një arme lufte ende në fazat fillestare të testimit.