Këshilla për të jetuar më mirë, për të shijuar jetën dhe ecur përpara. Studime, fakte dhe këshilla nga ekspertët
Për të rigjetur kënaqësinë e jetës, duhet rikuperuar spontaniteti, thjeshtësia dhe krijimtaria, tri pikat kyçe për të mos rënë “në tunelin e zi të krizës”. Sipas ekspertëve, ta jetosh me dëshirë jetën do të thotë të marrësh më të mirën nga çdo situatë (71% e përgjigjeve), por edhe të jetosh çdo moment me intensitet (69%). Pra, gjithmonë duhet të kërkojmë anën pozitive të gjërave (65% e të intervistuarve). Dhe për të arritur këtë rezultat nuk duhet t‘u nënshtroheni objektivave të pamundur, por atyre të përditshëm. Gabim tjetër që duhet shmangur është të mos rrini duarkryq, por të viheni në kërkim të asaj që nuk e keni dhe duhet ta fitoni menjëherë. Veçanërisht, gabimi më i madh që mund të bëhet, theksuar edhe nga gjashtë ekspertët, është krijimi i modeleve dhe mënyrave mediatike larg jetës reale, duke harruar atë që jeta na ofron. Të ndjekësh kënaqësinë dhe dëshirën nuk do të thotë të bësh gjithçka që të shkon nëpër mend. Thjesht duhet të jetosh jetën e përditshme pa rënë në rutinë, falë imagjinatës dhe aftësisë për të çuditur (66%), pa e komplikuar më shumë jetën. Sekretet e kënaqësisë mund të arrihen përmes disa rregullave të vogla të jetës së përditshme dhe ndryshimit të stilit të jetesës. Së pari, kur të ngriheni në mëngjes mos u trishtoni nëse koha është me shi, por vini në sfond muzikën që ju pëlqen më shumë. Ndërsa shkoni në shkollë ose në punë, shfrytëzojeni pozitivisht udhëtimin si një pushim për t‘iu përkushtuar diçkaje që ju pëlqen (letërsisë, muzikës, ose një bashkëbisedimi interesant). Në marrëdhëniet me të tjerët, shmangini përballjet e kota dhe përpiquni të jeni sa më natyralë dhe të thjeshtë. Më pas përfitoni nga koha e lirë për zbuluar bukurinë dhe shkëlqimin e gjërave të thjeshta, me qëllim që t‘i japim më shumë ngjyra krijimtarisë sonë. Çdonjërit prej nesh i mungon diçka për të qenë krejtësisht i lumtur: martesa, puna, karriera, shtëpia, shkollimi, pushimet. E vërteta është se nëse dëshirojmë të jemi të lumtur, nuk kemi pse të presim të ardhmen, por mund të jemi menjëherë. Nuk ka rëndësi se sa lumturi kemi, por sa arrijmë të shijojmë nga ajo që posedojmë. Është e kotë ta kalojmë jetën duke ndjekur suksesin, famën paratë dhe pushtetin: ndërsa luftojmë për t‘i arritur të gjitha këto, largohemi nga vlerat tona dhe bëhemi skllevër të një sistemi që kërkon më shumë. Vetëm nëse largohemi prej atyre që përmendëm pak më lart mund të gjejmë lumturinë te gjërat e vogla të jetës së përditshme dhe ta organizojmë jetën sipas vlerave tona. Ja 10 rregulla të vogla të kënaqësisë: 1) Shijojeni jetën në çdo moment 2) Një buzëqeshje ju ndihmon në çdo lloj situate 3) Zbuloni thjeshtësinë në çdo aspekt të jetës 4) Mësoni të vlerësoni gjërat e vogla 5) Mos kini frikë të dilni jashtë kornizave të zakonshme 6) Jetoni me natyrshmëri çdo rast; 7) Mos e lini veten të ndikoheni nga moda dhe të tjerët Kujtohuni që gjithmonë ka një zgjidhje 9) Shihni anën pozitive të gjërave
Ekzistojne sygjerime të cilat ndihmojnë për të gjetur sa më lehtë rrugën drejt mirëqënies, të cilat indikojnë drejtimin e duhur për një jete me te mirë.
- Jetoni ngadale te tashmen Eshte nje nder rregullat me te thjeshta por mbase nga me te veshtirat per tu ndjekur pasi ritmet e dites na largojne nga pasionet, eksperiencat e se sotmes. Te jetoni plotesisht cdo dite, pakeson ankthin dhe largon ndjenjen e keqardhjes. - Kultivoni marredheniet Miqesia, solidariteti, marredheniet socilae ofrojne mbrojtje nga depresioni, nga stresi dhe nga semundje psiko-somatike. Mundohuni te gjeni gjithemone nje "cep" per tjetrin.
- Po, stresit por ne doza te vogla Pak stres i ben mire jetes tone, e ben ate me dritheruese dhe te gjalle, por shume stres provokon deme permenente si te natyres psikologjike ashtu dhe fizike. te bmani nen fre stresin tuaj eshte nje gje vertet e mire dhe e rendesishme per te perballuar problemet e ardhshme. E rendesishme eshte te degjoni sinjalet qe fiziku ju con dhe modifikoni ritmin e jetes pa kaluar cakun. - Te kesh nje objektiv Te kesh nje objektiv per te ndjekur eshte shume e nevojshme, pasi te ndihmone te jetoni ne menyre te plote dhe te kenaqshme. Realizimi i nje projekti largon njdenjen e stresit dhe mban te gjalle veshtrimin mbi ate qe per ju ka rendesi vertet. Kujdes qe te dalloni ato gjera qe jane urgjente nga ato qe jane te nevojshme. - Pas shpirtit, kuroni fizikun Per te jetuar ne menyre harmonike me veten tuaj eshte e nevojshme te kujdeseni per bukurine e fizikut tuaj, e cila nuk do te thote te kerkoni me cdo kusht bukurine e jashtme. Bukuria vjen nga nje ekuiliber i brendeshem i cili ju ben te ndiheni mire. - Te jeni ironik dhe humorist Te dini te qeshni mbi veten tuaj edhe ne momente te veshtira, te kaloni veshtiresit me nje te qeshur ju mbron nga shume probleme shendetsore. Autoironia por edhe humorizmi, i cili nuk duhet te bie tek qesharakja, shton humorin e mire dhe ndihmone per te plotesuar aksione te perditshme pozitive. - Te besoni ne kapacitetin tuaj Te keni besim ne aftesite tuaja, por mbi te gjitha te duheni shume, ja baza e mireqenies se vertet. Duke gjetur brenda vetes motivin e duhur mund te arrini ate qe deshironi ne jete, gjithashtu do te jetoni me shume ndjenje lumturie dhe kenaqesie. - Te jeni elastik Nje sjellje shume e ngurte shton tensionin dhe te ekspozon ndaj stresit. Objektivi eshte arrini nje dialog duke u treguar fleksibel ne zakone, ne sjellje, ne mendime ndaj vetes tuaj dhe ndaj te tjereve, duke pranuar "jo" te cilat kane nevoje te manifestohen. - Veterealizimi Eshte nje fjale e cila permban nen vete sensin e vertet te lumturise, nje projekt i te gjithe jetes i cili te ben te jesh krenar per ekzistencen tende. Ky perendim fitohet duke mesuar te punosh me inteligjencen emotive por edhe duke zhvilluar aftesi qe lidhen me aftesine e te degjuarit.
Vazhdojmë me informacion të mëtejshëm, shumë të vlefshëm. Këshilla të tjera të vlefshme, të cilat kanë dalë nga studimet, ia vlen ti lexosh... 1- Mos flini me orar te zgjatur Ky eshte nje faktor i cili nuk duhet nenvleresuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 oret e rekomanduara mund ta reduktoje jeten ne menyre te dallueshme nga ata persona qe zbatojne nje orar te pranuar gjumi. Studimet kane treguar se personat qe flene me shume se tete ore ne nate, kane nje rast me te madh vdekjeje nga semundje te ndryshme sesa ne rastet normale. Por edhe vonesat e nates, party-t nuk i bejne mire shendetit. Studimet thone se, me pak se kater ore gjume dhe pagjumesia shtojne rrezikun per vdekje. Njerezit te cilet flene midis gjashte dhe shtate oreve per nate kane mundesine per te jetuar me gjate. 2- Beni jete te kenaqshme seksuale Ky faktor nuk ka shume nevoje per koment sepse te gjithe e dime se seksi ndihmon per nje shendet sa me te mire dhe rrit jetegjatesine. Duke iu mbeshtetur studimeve, seksi nuk nenkupton thjesht nje ritual te ndjekur, por ka te beje me krijimin e nje intimiteti, situate te kendshme qe i shton jetes edhe kenaqesite seksuale. Ne kete menyre shmanget stresi, ndiheni me te lumtur dhe me te permbushur, te gjithe keta faktore mbajne ne normen e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojne nga semundjet e ndryshme te zemres. Keto studime u publikuan ne prill 2004 ne nje gazete amerikane dhe treguan se “frekuenca e nje ejakulacioni te larte redukton rrezikun e kancerit te prostates”. 3- Mbani kafshe shtepie Njerezit te cilet mbajne kafshe shtepie, vecanerisht qen, jane me pak te stresuar dhe jane ata qe shkojne me pak per vizite te psikologet e tyre, ne krahasim me ata qe nuk mbajne kafshe shtepie. Rastet e mbijeteses nga ataku i zemres te personat qe mbajne kafshe shtepie jane 12 per qind me te larta, sesa ata njerez qe nuk mbajne asnje kafshe ne shtepite e tyre. Kafshet shtepiake dihet se kane presionin me te ulet te gjakut dhe kjo ndikon edhe te ata qe rrine prane me keto kafshe. Arsyet e ketij ndikimi jane te lidhura me faktore psikologjike, si eshte fakti qe prania e nje kafshe shtepiake shmang vetmine dhe depresionin, te ben te qeshesh ne disa raste e te luash me to, si dhe te ushtrohesh apo te dalesh per shetitje. 4- Beni cdo vit analizat e gjakut Sipas nje studimi te bere, eshte testuar se rreth gjysma e te semureve me semundje zemre, e cila mban numrin 1 per vdekjet nga semundjet ne USA, kane nivel normal te kolesterolit, i cili ngre dyshime te shumta mbi rrezikun qe sjell mostestimi i tij i herepashershem ne semundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojne nese ruhet apo jo ne normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i larte i kolesterolit shkakton 90 per qind te rasteve me semundje zemre. Rezultatet e testimit mund te rregullohen me nderhyrje mjekesore apo dieta te ndryshme te keshilluara nga mjeku. 5- Siguroni te ardhura te larta Sipas statistikave te Qendres Nderkombetare te Shendetesise, 24% e amerikaneve te ardhurat e familjeve te te cileve jane me pak se 20 000 $, jane te prekur nga semundjet kronike, ndersa vetem 6 % e njerezve me nje sasi te ardhurash prej 75 000 $ ose me shume e kane kete problem. Zakonisht grupet e popullates qe kane me shume probleme me shendetin, kane te ardhura me te uleta dhe me pak edukim. Nje shpjegim me i plote tregon se te ardhura me te larta lejojne nje jetese me te mire, te shendetshme dhe te qete. Edhe pse puna here pas here shkakton stres, nje page e kenaqshme jo vetem e justifikon ate, por edhe rrit te ardhurat e mundesine per nje diete te shendetshme. 6- Mos pini duhanin Te thuash se pirja e duhanit i ben keq shendetit eshte pak. Duhani eshte nje nga shkaktaret kryesore te shume semundjeve te mushkerive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund te sjelle mundesine per te pasur kancerin e prostates. Po ashtu burrat ne moshe te mesme qe pine duhan ne menyre te tepruar kane mundesine per te pasur forma me te nderlikuara te kancerit te prostates. Meshkujt qe nuk pine duhan e reduktojne ne 50 per qind rrezikun e kancerit te prostates. Sipas studimeve te bera mbi pirjen e duhanit, cigaret “kane ne dore” vdekjen ne moshe te hershme te shume duhanpiresve. 7- Shmangni merzitjen Studimet e bera nga Johns Hopkins ne vitin 2002, treguan se meshkujt te cilet zemerohen shpejt apo shfaqin shenja te dukshme merzie si kunderpergjigje ndaj stresit, jane rreth tri here me teper me te prekur nga rreziku i zhvillimit te semundjeve te ndryshme te zemres, ne krahasim me meshkujt te cilet paraqesin pergjigje me zemerim me te ulet ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 here per te pesuar atak pas moshes 55-vjecare. Nje shpjegim i mundshem ka te beje me lidhjen mes zemerimit dhe presionit te larte te gjakut, te cilet se bashku shtojne nivelin e stresit te nje individ. Nje keshille: Pranojeni merzine si te pashmangshme, pas pak stresi do te rrokulliset poshte nga supet tuaja. 8- Konsumoni antioksidantet Antioksidantet, substanca te gjendura ne ushqime te ndryshme nga kanella deri te boronica, mund te largojne radikalet e lira, te cilat jane bashkime te paqendrueshme me natyre kimike, te cilat luajne nje efekt pershpejtues ne pjekurine e qelizave. Para se te vepronte ky antioksidant keto radikale te lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon ne shmangien e shume semundjeve, si dhe ne luftimin e kancerit. 9- Harmonizoni jeten bashkshortore Nje martese e lumtur do te thote me pak stres, me shume bashkebisedim dhe qetesi. Keto te gjitha sjellin nje jete te shendetshme pa shqetesime. Po “martese e lumtur” lidhet dhe me mundesite gjenetike, pra me pjellorine. Jetegjatesia e gjeneve eshte e trasheguar, po ashtu edhe aftesia e tyre per t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund te kene femije ne disa raste, jane ata qe vijne nga prinder qe zoterojne gjene ne jetegjatesi. 10 – Beni jete aktive me ushtrime Sapo te coheni ne mengjes, nje vrap i lehte do te rregullonte sistemin e frymemarrjes dhe do te normalizonte presionin e gjakut. Jo vetem qe ushtrimet gjimnastikore iu mbajne ne peshe, por ndikojne edhe ne shendetin kardiovaskular, ne sekretimin e hormoneve te ndryshme te nevojshme per energjine trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni me te relaksuar, te qete dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thote: “Nese nuk e perdor ate qe zoteron, do ta humbesh.” Personat te cilet jane aktive ne jeten e perditshme, ndihen me mire, jane me te shendetshem dhe jetojne me gjate. 11- Qeshni sa me shume E qeshura redukton nivelin e hormoneve qe nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjendrat endokrine dhe ne disa raste pengojne qarkullimin normal te gjakut. Te qeshesh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urine e herepashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshe dhe semundje te ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh me mire, me e lumtur dhe e qete. Individet te cilet e shihnin jeten me nje veshtrim pozitiv jane probabilisht me pak te stresuar, me teper te zene me pune qe i mbushin me harmoni, jane me te qete dhe me te shendetshem. 12- Ruani peshen normale Per njerezit te cilet jane mbipeshe apo obeze, jeta eshte gjithmone ne rrezik. Ata jane nen presionin e semundjeve te ndryshme te zemres apo tipave te ndryshme te kancerit, kane rrezikun me te larte per te zhvilluar Tipin 2 te diabetit. Menyra me e mire per te mos kaluar ne mbipeshe eshte nje diete e shendetshme dhe ushtrimi i nje aktiviteti te nevojshem fizik. Sipas eksperteve, nuk eshte e rendesishme te dish te dobesohesh, por te mundohesh te mos shendoshesh. 13- “Menaxhoni” stresin tuaj Gjithkush eshte nen stres per nje arsye apo per nje tjeter, si nga nje pune e lodhshme, nje provim, nje grindje e lehte apo edhe nga lodhjet e perditshme. E rendesishme eshte qe gjithsecili te dije ta menaxhoje ate. Celesi eshte qe te njihni faktoret qe e rendojne diten tuaj dhe te gjeni menyren si t’i lehtesoni ato. Stresi shkakton nivel te larte te kortizolit, pagjumesi dhe dobeson sistemin imunitar. “Une mendoj se stresi vret me shume njerez ne bote se gjithcka tjeter”, shprehet Dr.David Fein. 14- Meditoni Sipas Dr.Woodson Merrell, doktor ne spitalin Mendor te Izraelit ne Nju Jork, menyra me e fuqishme per te luftuar stresin dhe per te siguruar nje jete me te qete eshte meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e keqija dhe te lejon te perqendrohesh ne qetesi. 15 minuta meditim kane treguar se krijojne nje gjendje me te plote relaksi sesa nje gjume i renduar. Ende pa filluar dita, 2 minuta meditim do te ishin te shendetshme. Uluni me shpinen drejt dhe provoni te qetesoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmoje te perqendroheni te fjalet.