Në të dy librat dhe fjalimet e tij, Donald Trump shpesh përmend një histori që i ka treguar babai i tij. Ai i flet se kur ishte fëmijë …dhe historia fillon: Na ishte një herë një sipërmarrës që ngriti një kompani të pijeve me soda, të quajtur “Three Up”. Pavarësisht pasionit të burrit për kompaninë e tij, “Three Up” erdhi gjithnjë e në rënie. I pa trembur, sipërmarrësi filloi të merret me një tjetër kompani të “Cola”-s, të quajtur “Four Up”, e cila gjithashtu falimentoi. Ai rezistoi ndaj kësaj, por pasi “Five Up” dhe “Six Up” falimentuan gjithashtu, burri, i lodhur duke luftuar, u dorëzua. Pak kohë më vonë një tjetër kompani vjen në dritë dhe shpiki “7 Up”, e cila u bë gjerësisht e suksesshme. Thelbi i kësaj historie, sipas Trump, është se, nëse zotëria nuk do të kishte hequr dorë, ai do të kishte krijuar 7 Up. Nëse jeni një punëkërkues, ju ndoshta mund ta lidhni këtë me sipërmarrësit. Sigurisht që mund t’ju duket e vështirë të qëndroni të motivuar përballë një situate, ku shikoni refuzime nga tregu dhe suksesi mund t’ju duket i pakapshëm. Ju mund të ndiheni të sfiduar në kërkimin e punës, ose në detyrimin për të bërë një punë që në të vërtetë nuk ju pëlqen. Por nëse hiqni dorë kur gjërat po bëhen më të forta, ju mund të humbisni mundësinë e jetës, siç bëri sipërmarrësi. Kërkimi i punës, kur jeni në një gjendje të dëshpëruar, mund të jetë i vështirë për t’u vënë nën kontroll nga ju, por mund të bëhet.
Dikur ishim punëtorë, sot bëhemi sipërmarrës
Qenia njerëzore, në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, ka pësuar edhe ajo ndryshimet e veta. Nuk e ke të vështirë të kuptosh se vitet e fundit, përcaktimi i të qenurit njerëzor, po zbehet nga dita në ditë. Njeriu po kthehet në një “makinë”, që duhet të nxjerrë sa më shumë para, fitime për të përballuar jetën, e cila po vështirësohet gjithnjë e më shumë. Në Greqi, një pjesë e mirë e shqiptarëve janë rregulluar duke hapur punën e tyre. Pra, ata që dikur ishin emigrantë e punëtorë, sot janë sipërmarrës. Kjo të ngjall një ndjenjë pozitive dhe ndihesh shumë më mirë, kur shikon patriotët e tu të kenë ecur përpara. Por arsyeja e trajtimit të kësaj teme, ka të bëjë me diçka tjetër, pra jo thjesht me pozitivitetin e të qenurit sipërmarrës. Thelbi i kësaj teme është si sillen tani me të tjerët, sipërmarrësit tanë. Në bizneset që ata kanë hapur, mbizotërojnë ndërtimi, agjencitë e udhëtimeve, suflaxhillikot, kioskat, floktoret, etj. Deri këtu, çdo gjë të duket në rregull. Por, siç thashë, do të ndalem tek problemi i ndjeshmërisë. Sa të ndjeshëm jemi ne emigrantët, kur kemi të punësuar në biznesin tonë të tjerë emigrantë? A jemi ne shqiptarët më pak shfrytëzues se grekët dikur ndaj nesh? A i paguajmë ne punëtorët sipas të drejtave të tyre?
Momenti i duhur për tu transformuar në një sipërmarrës
Fillimi i një sipërmarrje apo biznesi, kërkon kurajo dhe trimëri, sepse në fund të fundit jeni duke realizuar idenë tuaj të madhe. Rreziqet e sipërmarrësit janë të shumta, por për ata që janë të suksesshëm edhe përfitimet janë të shumta. Më poshtë janë tre pyetje, të cilat mund t’ja drejtoni vetes tuaj ndërkohë që keni filluar me biznesin: 1. Keni një ide? Ideja nuk mund të jetë vetem thjesht një ide. Ajo duhet të jetë diçka, e cila ju bën të mendoni hollë dhe të veproni. 2. A keni një partner të besuar? Në fillimi të një biznesi mund të jeni të vetëm. Por, të bashkëpunoni me dikë tjetër, veçanërisht në qoftë se ai ose ajo ka aftësi plotësuese për sipërmarrjen tuaj, do të ishte mundësia më frytdhënëse që do t’ju çonte në rrugën e duhur. 3. Do të arrinit më të mirën, pa strukturë? Për shumë sipërmarrës strukturimi i bisnesit të tyre është sfida më e madhe. Nëse ju lulëzoni kur ende nuk keni një rrugë të qartë dhe shumë të pasigurt, kjo mund të jetë koha më e përshtatëshme për të rritur sipërmarrjen tuaj. 0 <= Kthehu