Përse SMS-të kanë 160 karaktere?
Mesazhet nëpërmjet celularëve janë të pandarë nga jeta jonë Shumë prej nesh hasin vështirësi për ta kufizuar mesazhin që do dërgojmë me SMS deri në 160 karaktere.Sikur të mos ishte ai kufizim prej 160 karakteresh, s’do ishim të detyruar të shkurtonim përmbajtjen apo të shpreheshim me simbole.Por a ju ka shkuar mendja vallë përse është ky kufizim prej 160 karakteresh? Pse jo 150, apo 200, por 160? Me siguri keni menduar se kjo ka të bëjë me një domosdoshmëri teknike. Por e vërteta është ndryshe. 160 karakteret s’kanë aspak të bëjnë me një domosdoshmëri teknike. Të gjithë fajin për këtë kufizim prej 160 karakteresh e ka gjermani Friedham Hillebrand.Në vitin 1985, specialisti i komunikimit Friedham Hillebrand dhe disa kolegë të tij kishn një detyrë të vështirë. Misioni i tyre ishte të formonin standardin në lidhje me tekstet e mesazheve që do të paraqiteshin në ekranin e celularëve. Hillebrand duhet të përcaktonte se sa karaktere nevojiteshin maksimalisht për të shkruar një mesazh. U ul në krye të daktilografit dhe nisi të shkruante. Mbushi një faqe të madhe me shënimet apo pyetjet e rastit që mund të shkruajë një person në një mesazh të shkurtër. Pastaj i lexoi nga fillimi të gjitha. Sipas gjykimit të tij, 160 karaktere ishin mëse të mjaftueshme për çdo person.Qyshprej asaj dite, 160 karakteret u pranuan si standard në tekstet e mesazheve. Jill, gruaja qe po ben me “dhimbje koke” shkencetaret Rasti i rralle i nje gruaje qe arrin te kujtoje gjithcka qe ka ndodhur ne te shkuaren e saj, ka mahnitur shkencetaret. Nese i thua nje date te 20 viteve me pare ajo arrin te thote diten e sakte javore, nese ate dite ka rene shi ose jo, apo nese ate dite eshte ngritur ne hapesire nje anije kozimke Challenger.Me pak fjale, perfeksion absolut. Quhet Jill Price dhe eshte vetem 43 vjec. Rasti i saj,ndoshta unikal ne bote eshte zbuluar ne vitin 2006 dhe qe prej 3 vjetesh po ben me “dhimbje koke” shkencetaret, te cilet nuk kane hasur asnjehere ne nje kujtese kaq te forte. Ky mund te quhet nje bekim por padyshim edhe nje denim per te mos harruar asnjehere. Revista “Wired” ka shkruar nje artikull te gjate per kete fenomen qe eshte pagezuar me emrin “sindroma hipertimestike” ose me fjale te thjeshta “kujtesa e jashtezakonshme”.Ajo ka veti te kujtoje gjithcka, ne cdo fushe, psh; nese e pyet cfare ndodhi ne 16 gusht te vitit 1977, ajo jo vetem qe kujton se ate dite vdiq Elvis Presley, por shton se ne Kaliforni eshte miratuar edhe nje ligj i ri per taksat. Ne 25 maj te nje viti me pas, ajo kujton rrezimin e avionit ne Cikago, ndersa per 30 gushtin e vitit 1978 Jill kujton se ka cuar per te lare per here te pare makinen. Disa prej ngjarjeve mund te kene pasur nje domethenie te vecante ne jeten e 43 vjecares, por shume detaje te tjera kane qene episode te parendesishme qe gjithesesi truri i Price i ka regjistruar me saktesi absolute.Kete rast e ka studiuar me imtesi profesori James McCaugh por edhe kolege te tij nga Universiteti i Kalifornise. Qe prej 2006-es, Jill eshte shfaqur shpesh here ne mediat me me emer ne SHBA si, Abc, Wall Street Journal e Usa Today. Per te zbuluar kete veti te jashtezakonshme, kerkuesit kane hetuar ne drejtime te ndryshme, duke hedhur shume hipoteza, por deri tani asnje nuk eshte vertetuar shkencerisht. Ne jemi interneti – Vëzhgime me rastin e ditëlindjes së“world-wide-web” Si sot përpara 20 vjetësh (13.3.1989) një ide e rëndësishmë pa dritën e botës, ideja për krijimin e world wide web-it. Thuajse askush nuk është sot në gjendje ta përfytyrojë jetën pa internetin.Sadoqë numri i përdoruesve të internetit rritet vazhdimisht, njerëzit vazhdojnë të kenë kundrejt tij një lloj mosbesimiI konceptuar fillimisht si një mjet ndihme për përmirësimin e komunikimit ushtarak, interneti gjatë viteve të ekzistencës së tij ka bërë një rrugë të gjatë. Rrallëherë një zhvillim teknik është pritur me aq mosbesim nga kaq shumë njerëz si interneti, për t’u pranuar më pas dhe shfrytëzuar në dobi të tyre. E megjithatë pjesa më e madhe e përdoruesve, ose siç njihen në zhargon “users”, edhe sot ende nuk e dinë se çfarë ndodh konkretisht kur dërgojnë një e-mail, bëjnë kërkime në internet apo përdorin online-banking, për të përmendur këtu vetëm disa nga përdorimet më të përhapura. E sadoqë numri i përdoruesve të internetit rritet vazhdimisht, njerëzit megjithë këtë padituri, apo ndoshta pikërisht për shkak të saj, vazhdojnë të kenë kundrejt tij një lloj mosbesimi. Jo vetëm për shkak të frikës nga viruset, por edhe nga frika e përgjimit nga fqinji apo ministri i brendshëm. Përdoruesi është bërë një njeri prej qelqi Në të njëjtën kohë pjesa më e madhe e përdoruesve sillen me moskokëçarje dhe patëkeq me “world-wide-web”: në të vendosen ose dërgohen të pakoduara të dhëna personale, qarkullojnë fotografi, për të cilat pronarët ndoshta janë penduar prej kohësh. Por sa më e lehtë bëhet t’ia kalosh internetit diçka, aq më e vështirë është ta nxjerrësh sërish prej tij.Përdoruesi bëhet kështu vetë një njeri prej qelqi dhe për pasojë disa protesta kundër cënimit të të dhënave personale bëhen absurde: më shumë se nga autoritetet apo individë të pakëndshëm, të prekurit dëmtohen nga vetë neglizhenca e tyre ose kjo e fundit i fton të tjerët të përfitojnë. E meqenëse imazhi shqetësues i internetit, si i paparashikueshëm dhe i painfluencueshëm, vazhdon të ekzistojë, situata të sjell në mendje parrullën në muret e urave mbi autostradë: “Ju nuk ndodheni në trafik të bllokuar, ju jeni bllokimi”. A ka rol interneti në krizën globale? E aplikuar në kontekstin e internetit mund të thuhej: ne jemi interneti. Çfarë do të ishim ne pa internetin? Presidentë amerikanë fitojnë zgjedhjet me ndihmën e internetit, në rrjet mund të porositen bileta kinemaje dhe panine, mund të kërkohen apo të tradhëtohen partnerë. Ose mund të luhen lojra. Se përse interneti megjithë mistifikimin vazhdon të konsiderohet relativisht i padëmshëm, shpjegohet me faktin që gjithçka duket se ndodh në një botë virtuale. Kriza financiare vërtet nuk është shkaktuar nga interneti, por çfarë do të ishte ajo pa zhvendosjen moskokëçarëse apo të paskrupullt të milionave e miliardave, të cilat nuk shihen asnjëherë materialisht nga të interesuarit? Përmasat e tmerrshme të humbjeve të muajve të fundit për shumë vetë humbasin ndoshta pak nga forca e tyre, pasi disa nuk janënë gjendje t’i përfytyrojnë të tilla shuma, ndërsa për të tjerë ato janë vetëm shifra në ekranin e kompjuterit: një klik, shifra është atje, një tjetër klik dhe ajo zhduket, e me të ndoshta miliarda. Për pjesën më të madhe interneti është një bekim që meriton mbrojtje Do të ishte absurde që për këtë të fajësohej interneti. Nuk janë mundësitë teknike të internetit që krijojnë xhonglerë të paskrupuj financash, shfrytëzues pedofilë të fëmijëve apo persona të çmendur në gjendje amoku. Njerëz të tillë kanë ekzistuar edhe më parë, interneti ndoshta ua bën atyre disi më të lehtë punën por vetëm kaq. Për pjesën më të madhe interneti është një bekim: jo vetëm për ndihmat edhe të vogla qofshin, që ofron në jetën e përditshme por edhe në ndryshimin e sistemeve shoqërore. Rregjimet restriktive e kanë sot më të vështirë t’ua ndalojnë shtetasve aksesin në internet. Edhe pse arrijnë ta bëjnë këtë në shumë raste, gjithnjë gjenden rrugë për të shmangur censurën. Përmes internetit për herë të parë këta njerëz mund të kontaktojnë vetë direkt dhe pa filtra me botën jashtë, të informojnë veten dhe të tjerët. Ky është një demokratizim i bazës, megjithë përpjekjet e përsëritura për të izoluar vende të tëra nga interneti. Një përpjekje e mundimshme kur vetë këto vende duan të përdorin internetin për të përhapur propagandën e tyre.Gjatë viteve të ekzistencës së tij interneti është zhvilluar në një të mirë të shtrenjtë dhe të çmuar dhe ai meriton çdo mbrojtje, si nga ana e shtetit, ashtu dhe nga ndërhyrjet kriminale dhe keqpërdorimi. Atje ku këto nuk mund të ndahen qartë nga njëra-tjetra, shpresa e vetme është përdorimi nga shfrytëzuesit i logjikës dhe arsyes. Dhe pa marrë parasysh disa përjashtime, ato janë shpesh më të mëdha nga sa mendohet. 0 <= Kthehu |