Si të krijoni një biznes tuajin të suksesshëm? Trajtim hyrës.
0Beni ate qe keni pasion Te filloni nje biznes duke bere ate cka keni pasion mund te duket e lehte. Nese ju pelqejne kafshet nuk eshte e thene qe nuk mund te hapni nje dyqan kafshesh. Sigurisht qe mundeni. Konsideroni qe pasionin tuaj mund ta ktheni njekohesisht ne fushen tuaj te ekspertizes--qofte te stervisni qente ose te zbukuroni torta. Beni kurse ose behuni student ne nje biznes qe ju interson per te perfituar dijet e nevojeshme. 0 Kerkoni nje treg te "ngrohte" Cdo fushe ka tregjet e saj. Duhet qe para se te hapni nje biznes te studioni nje here nje treg te caktuar. Nese keni ineters te hapni nje biznes duhet fillimisht te dini se cfare dokumentacioni ju nevojitet, keshtu qe nese doni te hapni nje klinike duhet fillimisht te merrni nje license.
Zgjidhni nje problem Mbani nje bllok shenimesh qe te shnoni cdo problem qe ju shfaqet gjate punes. Nese keni nje problem dhe mendoni qe "do te ishte shume me lehte nese kjo nuk do te ndodhte" atehere kete problem shenojeni qe me pas te keni mundesine te gjeni menyren per ta zgjidhur. Beni kerkimin, qifte edhe online dhe shihni nese keni gjetur zgjidhjen. Mund te kuptoni se keshtu i keni dhene me shume mundesi biznesit tuaj.
Permbushni nje nevoje Bizneset qe perfshijne sherbimet jane shume te suksesshme sidomos nese ju ofroni nje sherbim qe nuk e ofron askush tjeter ne treg. Ndoshta ju mund te keni degjuar nenat ne park te ankohen per mungesen e nje kopeshti ne zonen e tyre. Ose ndoshta pronare te ndryshem kafshesh kane nevoje per nje vend ku te lene kafshet e tyre ne kohen qe nuk jane ne shtepi. ndoshta me te moshuarit ne zonen tuaj mund te kene nevoje per nje shoqerues per te bere pazarin ekeshtu me rradhe. Pra hidhini nje sy lagjes ose qytetit tuaj dhe shihni se cilat nevoja mund te plotesoni duke ofruar nje sherbim ne biznesin tuaj te ri.
Beni kerkime per kete biznes Pasi te keni zgjedhur fushen ku do te operoni, duhjet te beni nje kerkim te detajuar se si mund te nisni kete biznes ne praktike. Shkoni ne biblioteke ose ne futuni online dhe shikoni artikuj ose libra lidhur me biznesin qe keni perzgjedhur ju. Gjeni se cfare ju duhet te beni ose te blini per te hapur biznesin tuaj. Konsultohuni ne zyren e bashkise per te gjetur se cfare dokumentesh ligjore ju nevojiten per te "hapur dyert". Pasi te siguroni financimet dhe hapat qe do te ndiqni, do te jeni te gatshem per te vazhduar.
Kur keni nje ide per te hapur nje biznes te vogel nje nga pengesate me te medha nder te cilat mund te hasni eshte financimi. Nese keni nevoje per para per te filluar biznesin tuaj, ka shume programe qe mund tju ndihmojne per kete qellim.
Funksioni Te gjeni para per biznesin tuaj mund tju lejoje te beni shume hapa perpara. Per shembull mund tu duhet te merrni para borxh ne menyre qe te blini nje cope toke per te zgjeruar biznesin tuaj. Njekohesisht mund tu duhen para per rrogat dhe per te blere pajisje. Mund te doni qe te investoni ne blerjen e nje produkti dhe me pas ta shisni ate produkt.
Llojet Mund te merrni para hua nga disa burime te ndryshme. Nje nder menyrat me te zakoneshme per te financuar nje biznes te ri eshte te financimi nepermjet kredise nga bankat. Gjithashtu mund te merrni para hua nga ndonje investitor privat ose nga miqte dhe familjaret tuaj. Ju mund ti merrni keto para edhe me kredi personale.
Plani i Biznesnit Perpara se te filloni te kerkoni para nga cdo burim i mundshem, perpiloni nje plan te detajuar biznesi. Ky eshte nje dokument qe nenvijezon qellimin e nje biznesi dhe se cfare pretendoni te arrini me kete biznes. Duke krijuar nje plan biznesi, eshte e rendesishme qe te jeni sa me shume realist. Investitoret do te duan te shohin se ju e keni menduar mire kete biznes perpara se te behen pjese e ketij projekti me parate e tyre.
Konsiderata Nese nuk arrini te merrni para hua me ndonje nga metodat tradicionale, mund ti siguroni parate qe ju nevojiten nepermjet formave te ndryshme te financimit. Per shembull, disa pronare biznesesh marrin kredi me interesa shume te larta per te marre hua parate qe ju nevojiten sa me shpejte. Nese vendosni te merrni kredi te ketilla mendojeni mire se cfare kostosh do te kete jo mbi jeten dhe biznesin tuaj perpara se te ndermerrni ndonje veprim.
10 menyra per te gjetur biznesin qe keni enderruar
Idete e medha te biznesit jane rrotull jush. Duhet vetem t’u “hapesh deren” mundesive dhe se shpejti do t’ia dilni mbane. Per te nisur kerkimin e kesaj ideje te madhe, filloni me burimet e meposhtme.
1. Fillo me familjen Nderhyrja e familjes ne idete e medha te biznesit mund te mos duket si nje hap i qarte ne fillim. Sigurisht, sapo ta zhvilloni idene tuaj ju do te kerkoni ndihmen e tyre ne para, por sa mund te te ndihmoje nje baba i vjeter ne moshe apo nje kusheri. Per fat te keq, shume njerez kembengulin per te ngritur nje biznes vete pa ndonje ndihme nga familja. Kjo eshte marrezi.
2. Kerkoni ndihme nga shoket tuaj Shembulli i kompanise se kompiuterave Apple eshte nje nga te shumtet ne literaturen ekonomike. Po te mos ishte shoku i Steve Jobs, Steve Wozniak, sot nuk do te ekzistonin kompjuterat Apple pasi Jobs nuk dinte asgje per kompjuterat. Wozniak, nga ana tjeter, ishte gjeni kompjuterash dhe qe krijoi Apple-in e pare. Jobs kishte aftesi per ide te famshme biznesi dhe vezhgoi mundesite e tregut per zhvillimin e nje lloji te ri kompjuteri. Leksioni me i rendesishem eshte qe te jesh i vemendshem gjate gjithe kohes ne menyre te tille qe te rifitosh idete e mira kur ndeshesh me to. eshte me mire mund te fitosh para duke “vjedhur” idete e nje tjetri sesa te mundohesh te krijosh idete e tua.
3. Studio me vemendje gjithe gjerat qe te shqetesojne Mund te mos duket shume e thelle, vendi qe ne jetojme eshte pjellor per ide mjaft te mira biznesi.
4. Permbush deshirat e tua Me qindra njerez te zgjuar i kane kthyer hobet e tyre ne biznese te suksesshme. Heret ne vitet 1970, “Zagats” ishte nje korporate avokatesh qe kishin pasion darkat neper restorante te shtrenjta. Per argetim ata krijuan nje gazete ku kerkonin nga miqte e tyre te renditnin sipas nje kategorie te caktuar restorantet me te njohura. Çdo vit u grumbulluan gjithnje e me shume restorante te reja dhe gradualisht u be nje biznes kaq i shtrenjte dhe i kerkuar, saqe çiftet e reja jepnin para qe kjo te mund te lehtesonte ca shpenzimet dhe kohen e tyre. Kur ben diçka qe ti me te vertete e deshiron, nuk mund ta quash asnjehere pune.
5. Udheto Udhetimi ne vende te ndryshme te hap syte drejt nje bolleku mundesish per ide te reja per te krijuar biznesin tuaj.
6. Ji gjithmone vigjilent Kur veren diçka qe te terheq vemendjen, pyet veten: Çfare ka kjo situate qe mua me duket e veçante? Pastaj perqendroje vemendjen per t’u pershtatur me idene e re. Procesi i minimizimit te idese shpesh pjell tregje te favorshme.
7. Analizo hilet e vjetra dhe pastaj nderto diçka te re, me te mire Ne qofte se produkti ekzistues nuk permbush standardet e tua, krijo nje me te mire. Vetem mendoni.
8. Beni reklame te produktit ne rruge Nuk ka vend me te mire se rruga per te reklamuar nje produkt. Kultura e rruges shpiku hip-hop-in, punk-un dhe lloje te tjera muzike qe jane shume ne mode dhe te cilat shume shpejt u kthyen ne biznes fitim prures. Shpesh ide te medha mund te gjenden thjesht duke shfletuar kalimthi ndodhite e nje qyteti te vogel.0 0 9. Fli dhe enderro Shume njerez nuk i marrin per baze enderrat e tyre dhe disa te tjere as qe i mbajne mend fare ato. Por ne disa raste ia vlen t’ua vesh veshin ketyre mesazheve te brendshme, pavaresisht se ato mund te jene te çuditshme apo larg realitetit. Asnjehere nuk i dihet, mundet qe ne keto endrra te gjesh pikenisjen e nje ideje interesante. Pjesa me e veshtire eshte qe te kercesh nga krevati ne mes te nates dhe te mbash shenim keto ide te famshme para se te vije mengjesi dhe t’i kesh harruar.
10. Kerko web-in Kerkimi i web-it eshte nje menyre argetuese per te gjetur ide interesante per te krijuar nje biznes te ri. Praktikisht çdo mjet kerkues permban seksionin ku shkruhet “Çfare eshte risi?” ose “Çfare eshte suprizuese?”, ku radhiten prirjet e reja, gjerat terheqese dhe faqe web-i argetuese. Beje si zakon qe çdo dite te kerkosh faqe te reja web-i. Mund t’ju zgjoje ne koke ide qe me pare nuk i keni menduar. 0 <= Kthehu